Spektakli elektorale do të kalojë, Italia do të fiksojë këtë shifër 5000 Euro për person me ndihmën e Qeverisë Shqiptare...
Emisioni ‘Report’ në “Rai 3” hapi atë vijë që ndryshon narrativën e një debati të përmasave planetare: MIGRACIONI.
Mediat e tjera të Fuqisë së 7 në Botë, ato italiane po e ndjekin në këto orë. Por kur këto media të marrin në dorë nuk dorëzohen. Nuk bëjnë pakte ose marrveshje në emër të vlerave të Perëndimit.
Një nga këto fakte në këto orë është kjo shifër në këtë foto, që vjen nga arkiva e Ministrisë së Brendshme Italiane.
Ka një shifër 46,43 Euro maksimumi dhe një shifër tjetër atë të 38,03 Euro që është minimumi. Kjo është kuota që i kushton shtetit italian një emigrant çdo ditë. Pra 46,43 Euro çdo ditë.
Vazhdojmë dhe ndjekim këtë argument. Në një muaj vetëm një person kushton mbi 1000 Euro e rrumbullakosa shifrën për mos të krijuar panik. Kjo është fatura e vitit 2020 për të gjitha Prefekturat e Italisë. Mos kaloni këtë shifër shpenzimi, pra atë të 1000 Euro ne Muaj, për një person.
Sot në datë 05-06-2024 kjo shifër për në Gjadër e Shëngjin ka arritur 5000 Euro për person. Po, po e dëgjuat shumë mirë, 5000 Euro. Për 72 orë nga sot votohet në Itali. Votohet ne Europë.
Spektakli elektorale do të kalojë, Italia do të fiksojë këtë shifër 5000 Euro për person me ndihmën e Qeverisë Shqiptare.
Pra pyetja e madhe është kjo: Çfarë ka Gjadri më shumë se Bari? Çfarë ka më shumë Shëngjini se Ancona? 5 herë më shumë për çfarë?
Sa do të arrijë kjo shifër kur Shtetit Italian në Itali, një emigrant i kushton 12 mijë Euro në vit, dhe në territorin italian në Gjadër 60 mijë Euro? Janë 36 mijë në një vit. HOT( SPOT) ALBANIA.
Lini një Përgjigje