TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Korrik 2024, 18:29

Nga "Kurbani" te "Misioni im”, Rama dhe Basha na paralajmëruan se ç' janë në gjendje t’i bëjnë Shqipërisë!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Nga "Kurbani" te "Misioni im”, Rama dhe Basha na

Kështu që Bibliotekës do ti vij era M….manushaqe sa kohë që Shqiptarët do të mbajnë radhë për ti blerë e lexuar këto libra.

Dy librat qe shkruan Rama dhe Basha në fakt ishin treguesi më i qartë se kush ishte qëllimi i tyre. Rama shkruajti librin “Kurbani” dhe po i qëndron pik për pik të bërit Kurban të të gjithë “miqve” të tij në rilindje, në qeveri, e në PS, duke i shitur me radhë si desh apo dele për Kurban për në kokërr të burgut.

Pasi beri Kurban Shqiptarët qysh në mandatin e parë, filloi të bëj Kurban ministrat dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, nga Tahiri, Koka, Ahmetaj, Beqaj, Dako etj, deri tek dora e fundit e Kurbanit që pritet në 27 korrik në Kongresin Rilindjes.

Basha “ shkruajti” librin “Misioni im”.

Dhe në fakt po i qëndron fiks dhe pikë për pikë misionit të tij, siç ja kanë dhënë ose siç e ka marrë porosi. Së shpejti pritet që dalin në qarkullim dhe librat:

“Konçensionet”, me autor Beqajn-Manastirliun!

“Inceneratorët”, me autor Veliajn-Gjiknurin dhe “ kritik” letrar Ramën dhe Agaçin!

“IPARDI”, me autore Krifcën-Beqajn!

“Onkologjiku”, me autor Manastirliun-Koçiun!

“Bankers Petrol”, me autor Anila Denaj-Ben Ametajn-Ervin Meta dhe si “ kritik” letrat të gjithë drejtuesit e Qeverive nga viti 2004.

“MC Gonigal”, me autore Ramën-Duçkën-Nezën dhe si “kritik” letrar Lexi i Sorrisit-Yuri Kim.

“Investitorët strategjik”, me autorë Ramën-Deputetët dhe redaktore letrare një tufë qensh të pa ngopur nga të gjitha krahët e politikës që lanë mandatet për tu shpallur si të tillë.

“Kullat male të haleve të Tiranës”, me autore të gjithë halet e politikës që bëjnë sikur zihen dhe vjedhin si zagar së bashku.

“Spurdhjakët dhe dështakët”, me autor deputet të Bashës që shan me libër shtëpie Berishën dhe pas dy vite e gjysmë bredhje si pordha nëpër brekë u kthyen tek Berisha për të sharë me libër shtëpie Bashën.

“Debilat dhe servilat”, me autorë deputetë fluturak dhe ëndërrimtarë euroatlantik pro amerikano-europian anti-kinezo-korean.

“Dubai në Durrës”, me autor të gjithë llumhanet dhe trafikantët e botës së krimit dhe hajdutët e pushtetit që pastrojnë paranë e pistë të trafikut dhe hajdutllikut në emër të Sheikut.

“Vetingu dhe Dekriminalizimi”, me autor Sorrosin-Don Lun dhe Vllahutinin, por që pas betimit të Fredi Bejlarit si Eurodeputet mund të hiqet nga “ biblioteka” dhe të përdoret për në hale si letër higjienike.

Dhe libri i radhës që pritet të dalë në qarkullin në fund të këtij viti do të jetë “Ishulli i Sazanit”, me autorë Ramën dhe të gjithë bythe lëpirësit e kujtdo Presidenti te USA pas fitores së Presidentit Trump.

Aaahhhh... se desh harrova dhe librin e “5 Tuneleve”, që i kushtohet sakrificës së madhe të 3 biznesmenëve për ti mbushur mendjen 3 palë qeverive që të bëjnë 5 tunele për bizneset e tyre (Kukës, Kërrabë, Delvinë, Llogara dhe i Murrizit në rrugën e Arbërit)

Kështu që Bibliotekës do ti vij era M….manushaqe sa kohë që Shqiptarët do të mbajnë radhë për ti blerë e lexuar këto libra.

Lini një Përgjigje