TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Korrik 2024, 13:13

Pse njerëzit e zakonshëm po braktisin të majtën kudo, në favor liderëve autokratë si Trump, Orban, Erdogan etj.

Shkruar nga Michael Sauga

Arsyeja kryesore është se qendra e majtë, nga Bill Clinton, tek Tony Blair dhe Gerhard Schröder, u larguan ideologjikisht nga politikat që favorizonin klasën e punëtorëve. Ata mbështetëm liberalizmin dhe u kujdesën më shumë për kompanitë shumëkombëshe, veçanërisht për botën e financave. Për një farë kohe, kjo u tolerua nga votuesit e tyre. Por sidomos pas krizës financiare, u bë krejtësisht e papranueshme për punëtorët, të cilët e panë atë si një tradhti...

Pse njerëzit e zakonshëm po braktisin të majtën kudo,
Presidenti Donald Trump; Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan; Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro; Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban /

Ekonomisti amerikan Daron Acemoglu, 57-vjeç, që jep mësim në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (MIT), është shumë i vlerësuar edhe në skenën ndërkombëtare. Është më

i njohur për librin që shkroi së bashku me James A.Robinson “Pse dështojnë kombet”, që fokusohet tek origjina historike e zhvillimit.

Në këtë intervistë, Acemoglu akuzon partitë e qendrës së majtë se i kanë tradhtuar interesat e mbështetësve të tyre kryesorë. Ndërkohë, paralajmëron se nëse Trump fiton zgjedhjet në vjeshtë, situata do të jetë aq e rëndë, saqë mund të mos zgjidhet vetëm nëpërmjet mjeteve paqësore.

Pse njerëzit e zakonshëm po braktisin të majtën kudo,
Daron Acemoglu /

Atentati ndaj Donald Trump e ka tronditur gjithë botën. Çfarë do të thotë për demokracinë amerikane?

Asgjë nuk e justifikon dhunën, veçanërisht në një demokraci. Demokracitë e fitojnë forcën e tyre nga të qenit në gjendje të tolerojnë mendimin ndryshe.

Si mendoni se do të reagojnë votuesit?

Qytetarët amerikanë kanë një nivel të lartë mosbesimi ndaj të gjitha institucioneve publike. Përpjekjet për vrasjen e politikanëve të shquar, priren ta gërryejnë më tej besimin tek ato

dhe të nxisin një polarizim më të madh. Unë shpresoj që institucionet dhe liderët politikë amerikanë do të jenë në gjendje të punojnë për të parandaluar një rezultat të tillë. E sigurt është se kjo ngjarje, ka shtuar shanset që Donald Trump të fitojë në nëntor.

Ju e keni përshkruar shpesh Trumpin si një rrezik për demokracinë amerikane. Mendoni ende kështu?

Po! Por kjo nuk justifikon në asnjë mënyrë asnjë lloj dhune politike. Kërcënimet ndaj demokracisë, përballohen më së miri nga një kombinim i votimit, kontrolleve dhe balancave të mbetura nga institucionet demokratike, si dhe protestave paqësore. Atentati i ka shtuar kërcënimet ndaj demokracisë amerikane.

Besoni se Trump mund të vendoste vërtet një diktaturë, nëse do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë?

Jam shumë i shqetësuar. Ai ishte kërcënim për demokracinë që në mandatin e tij të parë. Ka të ngjarë të jetë shumë më i rrezikshëm tani se sa 8 vjet më parë.

SHBA-ja është shtëpia e institucioneve të forta si gjyqësori, media dhe dy organet e Kongresit. A nuk do të mjaftojnë ato për të mbrojtur demokracinë amerikane?

Unë kam dyshimet e mia. Kongresi është polarizuar shumë. Partia Republikane është bërë partia personale e Trump. Gjykatat janë mbushur me gjyqtarë të emëruar nga Trump. Shoqëria civile do t’i rezistojë, por mendoj se janë radikalizuar shumë edhe mbështetësit e Trump. Pra, rrezikojmë të shkojmë drejt kaosit.

A duhet që Biden të kandidojë për një mandat të dytë?

Ai po e bën këtë tashmë. Kur media transmeton histori duke theksuar se Biden nuk është i përshtatshëm për të qenë president, ajo është duke e ndihmuar Trumpin. Dhe kjo qasje është një kërcënim për demokracinë. Ndaj tani është koha për unitet.

Demokracia është e kërcënuar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë. A jeni i lehtësuar që partia populiste e krahut të djathtë Tubimi Kombëtar e Marine Le Pen, doli vetëm e treta në zgjedhjet franceze?

Jo! Rreziku është shmangur vetëm për momentin. Por për këtë u desh një aleancë midis të majtës, qendrës dhe disa prej partive të qendrës së djathtë. Aleanca që doli e para, dominohet nga partia e Jean-Luc Mélenchon, që është gjithashtu shumë ekstremiste. Nëse vazhdon kjo tendencë, herën tjetër do të jetë edhe më keq.

Në zgjedhjet evropiane, 54 për qind e punëtorëve francezë votuan për partinë e Le Pen. Edhe në Gjermani, punëtorët priren të mbështesin partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Pse partitë e qendrës së majtë e kanë humbur mbështetjen e klasave shoqërore që dikur i përfaqësonin?

Arsyeja kryesore është se qendra e majtë, nga Bill Clinton, tek Tony Blair dhe Gerhard Schröder, u larguan ideologjikisht nga politikat që favorizonin klasën e punëtorëve. Ata mbështetëm liberalizmin dhe u kujdesën më shumë për kompanitë shumëkombëshe, veçanërisht për botën e financave. Për një farë kohe, kjo u tolerua nga votuesit e tyre. Por sidomos pas krizës financiare, u bë krejtësisht e papranueshme për punëtorët, të cilët e panë atë si një tradhti.

A mos e majta është kujdesur më shumë për pakicat dhe emigrantët, dhe i ka kushtuar shumë pak vëmendje punëtorëve vendas?

Po, kështu ka ndodhur në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Sa herë që marr pjesë në takimet e fondacionet dhe institutet e  qendrës së majtë, vë re që shumë pak njerëz flasin për problemet e shtresës së punëtoreve. Ata janë shumë më të shqetësuar për pabarazinë racore, çështjet gjinore dhe diskriminimin.

Mos më keqkuptoni, edhe këto janë pyetje shumë të rëndësishme, veçanërisht për partitë e qendrës së majtë. Por t’i kthesh ato në kauzën kryesore është e rrezikshme, pasi distancon shumë votues me të ardhura të ulëta dhe më pak të arsimuar.

Autokracitë më të reja, si në Hungari dhe Turqi, i gjykojnë punëtorët në një mënyrë tjetër, duke u paraqitur si përfaqësues të njerëzve të zakonshëm dhe që janë kundër interesave të një elite të largët globale. A është ky një mashtrim propagandistik apo diçka tjetër?

Hungaria po përjeton një rritje të madhe të korrupsionit, megjithatë ka një qasje të ashpër ndaj migracionin, dhe ekonomia nuk ka ecur shumë keq. Në Turqi, presidenti Recep Tayyip Erdoğan u ka dhënë zë që në fillim disa prej segmenteve më të varfra të shoqërisë turke.

Ai hapi shumë vende pune në fillim të sundimit të tij, dhe ndërtoi shumë banesash të reja, kryesisht për turqit me të ardhura të ulëta. Por nga ana tjetër, atje është rritur pabarazia dhe biznesmenët me lidhje të mira kanë grumbulluar shumë pasuri. /Përshtati Pamfleti nga “Der Spiegel”

njerëzit e zakonshëm e majta liderë autokratë trump orban erdogan

Lini një Përgjigje