TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Korrik 2024, 09:39

A kishte një gjuajtës të dytë ndaj Trump? Cilat janë dëshmitë e reja

Shkruar nga Stephen Bryen

A kishte një gjuajtës të dytë ndaj Trump? Cilat janë

Një  analizë audio-ligjore e Catalin Grigoras, drejtor i Qendrës Kombëtare të Mjekësinë Ligjore në Universitetin e Kolorados në Denver, dhe e Cole Whitecotton, bashkëpunëtor i i kërkimit profesional në “Media Forensics”, bazuar tek zhurmat e regjistruara në tubimin e Butler në Pennsylvania, tregojnë mundësinë e ekzistencës së një gjuajtësi të dytë më 13 korrik.

Sipas këtyre ekspertëve, 3 të shtënat e para ishin në përputhje me armën e pretenduar A, ndërsa 5 të tjerat ishin në përputhje me armën e supozuar B. Ndërkohë “impulsi akustik” i fundit u lëshua nga një armë e mundshme C.

“Ne e dimë që njëri prej tyre ishte sulmuesi i identifikuar tashmë, dhe një tjetër ishte një snajper i Shërbimit Sekret, që reagoi duke e eliminuar atentatorin. Por nuk e dimë se kujt mund t’i përkiste “arma e mundshme C”. Një gjuajtësi të dytë? Një roje të armatosur që ishte pjesë e ekipit të snajperëve të qeverisë?

FBI ka deklaruar se pati vetëm sulmues dhe se ai veproi i vetëm. Por ndoshta byroja duhet të rishqyrtojë përfundimet e saj. Natyrisht, kjo analizë e diskutueshme e zhurmave ka nevojë për rishikim nga kolegët. Megjithatë ka edhe pyetje të tjera që kërkojnë vëmendjen e autoriteteve.

Unë, si mijëra të tjerë, u bëra një lloj studenti i rastit të vrasjes së presidentit John F.Kennedy.

Kam lexuar dhjetëra mijëra faqe nga libra dhe artikuj. Por për mua mbresëlënëse, janë dy gjëra. Së pari, për mendimin tim ka pasur një mbulim masiv të së vërtetës, që vazhdon ende 61 vite pas vrasjes. Së dyti, presidenti Trump refuzoi publikimin e disa dokumenteve, edhe pse ishte zotuar të publikonte gjithçka që ndodhet ende në arkiva mbi vrasjen e Kennedy-t. Kjo tregon se Trump mendoi se ishte shumë e rrezikshme ta kryente atë veprim. Ndërkohë shqetësimi tani në vitin 2024, është nëse do të kemi një hetim të duhur mbi atentatin e fundit, dhe nëse do të ruhen siç duhet të gjitha provat. Presidenti Joe Biden ka urdhëruar një lloj hetimi.

Personalisht, do të preferoja një hetim të thelluar të FBI-së me mbikëqyrjen e Kongresit. FBI ka aftësinë mjeko-ligjore për ta bërë këtë punë. Megjithatë ajo kërkon udhëheqje dhe mbikëqyrje. Sepse nuk do të jetë e lehtë ta bindësh popullin amerikan me një hetim të ngadaltë apo të njëanshëm politik.

Deri më tani nuk na është treguar arma  e përdorur nga qitësi i identifikuar. Asnjë foto e saj. Ne nuk kemi një numër modeli apo emrin e prodhuesit. Armët AR-15 mund të modifikohen për t’i bërë ato më të sakta në qitje. Ka jo pak paqe në internet që përmbajnë udhëzime të tilla.

Nuk dihet ende nëse arma kishte dylbi snajperi apo ndonjë pajisje tjetër për një shënjestër të saktë. Po ashtu, ne nuk e dimë nëse arma është e modifikuar. Dhe as nëse është gjetur ndonjë nga plumbat. Nëse gjenden ato, ato mund të përputhen potencialisht me armën apo armët e përdorura në këtë atentat.

Kjo do të jetë gjithashtu e rëndësishme për të përcaktuar nëse ka pasur apo jo një gjuajtës të dytë. Është e rëndësishme të theksohet se e gjithë zona u rrethua nga forcat e rendit si skenë krimi. Ndaj ato duhet të jenë duke u zhvilluar kërkime për predhat dhe për prova të tjera.

Ne nuk e dimë nëse arma kishte mbajtëse për ta vendosur mbi sup. Atentatori bleu edhe një shkallë alumini 1.65 metra të gjatë në “Home Depot”. Ekziston të paktën një foto e shkallës lart përballë ndërtesës. Nga ana tjetër, nuk e dimë nëse dy policët që hipën në ndërtesë pas sinjalizimeve nga turma se një njeri me armë ishte në çati, përdorën apo jo të njëjtën shkallë.

Por me siguri që po. Ka të ngjarë që shkalla të jetë vënë aty një ditë para mitingut. Sepse sulmuesi raportohet se ka qenë në vendngjarje, por nuk është parë me ndonjë shkallë me vete. Disa dëshmitarë thonë se ai eci duke u zvarritur nga një ndërtesë në tjetrën mbi çati.

Por kjo dëshmi nuk duket përputhet dhe aq me pozicionin e shkallës. Shumë njerëz mendojnë se ky sulmi ishte i mirë-planifikuar dhe Thomas Crook duhej të ketë pasur ndihmë nga dikur. Sigurisht, ai duhej të kishte shumë fat duke u ngjitur në një shkallë në mes të ditës. Shumë njerëz e panë, por reagimi ishte i vonuar dhe jo efektiv.

Nuk e dimë ende, nëse paralajmërimet e dëshmitarëve okularë janë transmetuar me radio apo celular. Ndërkaq, nuk ka asnjë informacion se është përdorur një detektor armësh në atë tubim. Një detektor i mirë, ka mundësi në pak çaste të lokalizojë një gjuajtës që në momentin që nis të qëllojë me armë.

Nga ana tjetër nuk e dimë se sa të shtëna erdhën nga ekipi i snajperëve i Shërbimit Sekret në çati, që ishte i pozicionuar pas shpinës në Trump. Shumica e dëshmive thonë se u desh vetëm një e shtënë për ta neutralizuar gjuajtësin. Zyrtarisht është thënë se të shtënat nisën pasi nisi të qëllonte atentatori, por kjo nuk përputhet saktësisht me provat akustike.

Këto të fundit mund të sugjerojnë se gjuajtja e fundit, mund të ketë ardhur nga snajperët. Sulmuesi u vra me një goditje të vetme në kokë. Ka disa mundësi (ndoshta më shumë). Njëra është që gjuajtjet e snajperit të shërbimit sekret, të ishin të ndërthurura me qitjet e para ose të dyta që synonin podiumin dhe vetë Trumpin.

Problemi me këtë teori është se mikrofoni në podium, mund të mos e ketë dëgjuar të shtënën e snajperit. Nëse gërshetohet me të parën, atëherë breshëria e dytë do të duhej të vinte nga diku tjetër. Kjo e lë ende një mister çështjen e llojit të tretë të së shtënës së supozuar.

Ose ajo erdhi sërish nga Shërbimi Sekret. Kjo do të thotë se pati rreth 9 të shtëna në dy breshëri, një kundërpërgjigje e vonuar, dhe me pasoja potencialisht fatale. (Një person u vra duke u përpjekur të mbronte familjen e tij; dy të tjerë u plagosën rëndë.)

Kandidati i vetëm si atentator është 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks. Nëse ka pasur një gjuajtës të dytë, ai ose ajo u largua dhe nuk po ndiqet. Ose të paktën ne nuk dimë për ndonjë përpjekje në këtë drejtim. Shërbimi Sekret dhe FBI janë në të njëjtën linjë, kur thonë se kishte vetëm një sulmues, edhe pse deklarata u bë përpara se të shqyrtoheshin me imtësi provat (përfshirë ato balistike).

Nëse mendoni se kjo i ngjan shumë atentati ndaj Kennedy-t, atëherë mund të mos jeni shumë larg të vërtetës. Për mua ishte e parakohshme dhe amatore bërja e deklaratave, përpara se të kryhet një hetim të besueshëm. Thuhet se Crooks ka qenë një punonjës i mirë dhe i besueshëm.

Shokët e tij në gjimnaz e kujtojnë si një tip të vetmuar dhe që shpesh ngacmohej në shkollë. Por është e vështirë të gjykohet nëse kjo përbën ndonjë lloj motivi. Për më tepër, studentët e ngacmuar hakmerren shpesh ndaj shkollës ose shokëve të tyre dhe jo kandidatëve për president.

Mbi të gjitha për të nuk ka asnjë të dhënë në rrjetet sociale, gjë që është shumë e pazakontë. Shumica e autorëve të ngjashëm duan publicitet, për të transmetuar ankesat e tyre dhe për të fituar simpatinë nga publiku. S’ka dyshim se disa e kuptojnë se mund të mos mbijetojnë, ndaj postimet në mediat sociale (përfshirë videot dhe manifestet) shërbejnë si vullnet dhe testament i fundit.

Ia vlen të pyetet nëse Crooks mund të jetë shfrytëzuar nga dikush. Një njeri pa miq, mund të jetë i hapur ndaj manipulimit, dhe mund të fitojë një ndjenjë mbrojtjeje, madje edhe paprekshmërie. Ka edhe një supozim, sipas të cilit Crooks nuk priste të vdiste kur qëlloi mbi Trump.

Ai kishte bomba në fugonin e tij të vjetër që e parkoi në fushën aty pranë, gjë që tregon se mund të kishte planifikuar një arratisje “spektakolare”. Edhe pse është raportuar për mjetet shpërthyese në fugon, ato nuk janë parë nga publiku. Fugoni është marrë nga forcat e rendit.

Në një ngjarje që kërkon siguri të lartë, Shërbimi Sekret jo vetëm që është përgjegjës, por supozohet të përcaktojë të gjitha rregullat bazë të mbrojtjes dhe të koordinojë forcat e tjera të zbatimit të ligjit që mbështesin ngjarjet. Pas atentatit, ai u justifikua se mbrojtja e perimetrit të jashtëm ishte përgjegjësi e policisë lokale.

Kjo është pjesërisht e vërtetë, por sërish është Shërbimi Sekret ai duhej të miratonte të gjitha masat e sigurisë. Dhe nëse ka ndodhur kjo, miliona njerëz bëjnë gjithsesi të njëjtën pyetje: Si ka mundësi që u anashkaluan çatitë? Kritika ka pasur edhe ndaj ekipit të caktuar për të mbrojtur fizikisht Trump. Ata e bënë punën e tyre, por dërgimi i zonjave të shkurtra për të mbrojtur trupin e një VIP-i shtatlartë, 1.9 metra, nuk ka asnjë kuptim, siç e tregojnë qartë edhe pamjet e asaj dite./Përshtati Pamfleti nga “Asia Times”

Shënim: Stephen Bryen, ka qenë drejtor i stafit të Nënkomitetit mbi Lindjen e Mesme në Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA, dhe zëvendëssekretar i mbrojtjes për politikën.

stephen bryen gjuatës i dytë dëshmitë e reja

Lini një Përgjigje

Forum