
Diktatura fetare në Iran tani duket se është rrëzuar.
Irani si diktaturë fetare po rrëzohet.
Shenjat janë që Amerika dhe Izraeli do ta çojnë deri në fund këtë luftë.
Duhet të kujtohemi se regjimi politik në Iran ishte një sistem i gjatë në pushtet. Dhe koha nuk e pranon. Por ata si lëvizje kanë të drejtën e tyre, sepse dihet që kanë përkrahësit e shumtë në opinionin publik të Iranit.
Megjithatë duhet ta theksojmë që Izraeli dhe Amerika e sulmuan Iranin ushtarakisht sepse ai ishte duke prodhuar bombën atomike; dhe Perëndimi e pa si një rrezik mondial antinjetëzor.
Por...
Ja se çfarë i shkroi presidenti amerikan Donald Trump liderit iranian Khamenei.
"Dëgjo, je një njeri me besim të madh, një njeri shumë i respektuar në vendin tënd. Duhet të thuash të vërtetën. U munde deri në ferr”, tha Trump.
Dhe kjo duket sikur është fundi i një filmi makabër që ka shkruar END.
Dhe kjo është e vërteta: diktatura fetare në Iran tani duket se është rrëzuar.
Megjithatë duhet pritur të shohim realisht a do të fitojnë forcat demokratike dhe laike që sërish ta startojnë Iranin si në kohën e monarkisë së iluminuar të Reza Shah Pahlavi që është rrëzuar nga revolucioni islamik?
Kjo duhet pritur dhe disa ditë ose disa muaj.
Të shohim; sepse në këto çaste ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Iranit: monarkia fetare apo një shtet demokratik.
Të shohim se si do të vijojnë ngjarjet. Por dje dhe sot u kuptua që regjimi fetar i Iranit është duke ecur në shkatërrim e sipër.
Të shohim ditët në vijim...
Lini një Përgjigje