TAGS-AT E JAVËS

Forum30 Qershor 2025, 20:34

Një leksion për “Shakohoxhët” që kërkojnë të shesin vila dhe kulla!

Shkruar nga Arben Malaj

Një leksion për “Shakohoxhët” që

Modeli që e mbronte me aq pasion kolegu Shakohoxha dhe solidarët e tij në emisione televizive i jep të drejtën vetes të vetëdeklarohet si stërnipi i Adam Smith-it apo djali biologjik i Milton Friedman-it...

1. Ritmet e rritjes së çmimeve të pasurive të patundshme janë jashtë trendeve historike.

2. Rritja euforike e çmimeve të shtëpive ushqehet edhe nga burimet financiare joligjore që nxitin një rritje të deformuar të kërkesës.

3. Përballë rritjes euforike të çmimeve të shtëpive kërkohen masa ciklike.

4. Të parat që veprojnë janë bankat qendrore.

4.1 Ato shtrëngojnë politikat monetare për të dekurajuar rritjen e çmimeve që vjen nga rritja e kreditimit për shkak të kostos së ulët të parasë/interesave bankare.

4.2 Kjo masë synon dhe shpesh arrin uljen e ritmeve të rritjes së çmimeve të shtëpive.

5. E dyta janë politikat e taksimit, sidomos për blerësit e shtëpive të shtrenjta dhe për të huajt.

5.1 Të ardhurat shtesë buxhetore nga taksimi i diferencuar dhe dekurajues për blerjet që varfërojnë banorët vendas sepse rrisin pamundësinë e tyre për të pasur shtëpi.

5.2 Këto të ardhura shtesë nga taksimi i rritur dhe dekurajues duhet të kenë si destinacion të vetëm subvencionimin e politikave publike të strehimit, deri edhe në shtëpi falas.

5.3 Politika e strehimit falas e qeverisë gjermane për të ndalur braktisjen e vendit i vjen në ndihmë kolegut ShakoHoxha, që minimalisht të kuptojë se:

5.3.1 Ndërsa oligarkët synojnë çmime dhe fitime sa më të larta

5.3.2 Aq më të larta bëhen përgjegjësitë e qeverive ndaj çmimeve “shakohoxhaniane” që varfërojnë gjithnjë e më shumë klasën e mesme dhe të varfrit aq sa ata braktisin vendin.

6. Por, pavarësisht nga hipnotizimi i inteligjencës artificiale

6.1 Çdo vend që humbet popullsinë e tij

6.2 Që varfërohet në kapitalin e tij human dhe social

6.3 Do të varfërohet edhe ekonomikisht

6.4 Ngase do t’i mungojnë jo vetëm fuqia punëtore por edhe njerëzit e ekonomisë së dijes.

7.1 Në ato emisione “Shakohoxhët” kërkojnë të shesin vila dhe kulla

7.2 Ndërsa ne, ku përfshiheshin edhe dy gazetarë dhe kolegu Muço, shqetësohemi që

7.3 Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë dhe

7.4 Shumica e shqiptarëve më të varfër edhe nga rritjet spekulative të çmimeve të shtëpive.

8. Modeli gjerman mbështet argumentet tona, shteti nuk mund t’i braktisë banorët e tij përballë babëzisë dhe pangopësisë.

9. Ky vendim i qeverisë gjermane është thelbi i modelit të ekonomisë sociale të tregut përballë kapitalizmit të egër.

10. Modeli që e mbronte me aq pasion kolegu Shakohoxha dhe solidarët e tij në emisione televizive i jep të drejtën vetes të vetëdeklarohet si stërnipi i Adam Smith-it apo djali biologjik i Milton Friedman-it.

11. Mua më pëlqen të kem ndonjë lidhje farefisnore me Keynes dhe kushëri nga mamaja me nobelistin Paul Krugman.

11.1 I cili, në kulmin e krizës financiare të vitit 2008, apeloi se në kohë krize jemi të gjithë keynesianë.

12. Pra, tregu i lirë ka dështimet e tij, ndonjëherë shumë të rënda.

13. Kur tregjet financiare dështojnë dhe prodhojnë mijëra viktima njerëzore, ndërhyrja e qeverisë nuk është opsion por detyrim.

Lini një Përgjigje