TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Dhjetor 2025, 20:37

Modeli Rama, në provën e fundit pa asnjë shans!

Shkruar nga Ilir Çumani
Modeli Rama, në provën e fundit pa asnjë shans!
Edi Rama

Tashmë, narrativa e Kryeministrit Rama si “garant i drejtësisë së re” ka rënë...

Ka momente në jetën politike të një vendi kur pushteti zbulohet lakuriq, i zhveshur nga propaganda, nga fasadat morale dhe nga mitet që vetë ka ndërtuar. Shqipëria ndodhet pikërisht në një nga këto momente, jo sepse drejtësia ka fituar papritur forcë morale, por sepse modeli i qeverisjes së Kryeministrit ka hyrë në fazën e vet të konsumimit dhe të vetëshkatërrimit.

Prej vitesh, pushteti i Kryeministrit Rama është ushqyer me idenë se gjithçka kontrollohet, se çdo krizë menaxhohet, se çdo skandal relativizohet dhe se çdo përgjegjësi shpërndahet në mënyrë të tillë që kurrë të mos arrijë në majë. Por kur drejtësia fillon të trokasë në dyert e brendshme të ekzekutivit, ky iluzion fillon të shembet.

Nuk kemi të bëjmë më me një çështje individuale, as me një “keqkuptim ligjor”, siç përpiqet djallëzisht ta paraqesë propaganda qeveritare.

Kemi të bëjmë me një provë të hapur force mes pushtetit politik dhe drejtësisë, dhe kjo përplasje nuk është rastësore, por produkt i drejtpërdrejtë i një modeli qeverisjeje që ka zëvendësuar institucionet me besnikëri personale dhe ligjin me vullnet individual.

Kryeministri e ka ndërtuar pushtetin e tij mbi një parim të rrezikshëm: përqendrimin ekstrem të vendimmarrjes dhe promovimin e figurave pa peshë politike, pa karrierë publike dhe pa autonomi morale. Një administratë e tillë nuk prodhon shtet, por klientelë. Nuk prodhon përgjegjësi, por frikë. Dhe frika, në politikë, është terren pjellor për korrupsionin më brutal.

Sot, çdo përpjekje për të mbrojtur, relativizuar apo zvaritur proceset ligjore nuk do të lexohet më si kujdes institucional, por si panik politik, sepse është bërë e qartë se problemi nuk është një emër i vetëm, por frika se pas tij mund të zbërthehet një zinxhir i madh përgjegjësish që shkon shumë më lart sesa janë mësuar ta pranojnë qytetarët.

Tashmë, narrativa e Kryeministrit Rama si “garant i drejtësisë së re” ka rënë. Ajo ka funksionuar për aq kohë sa drejtësia godiste diku larg qendrës së pushtetit, por sapo rreziku afrohet, maska fillon të rrëshqasë. Është pikërisht kjo arsyeja pse çdo vonesë, çdo heshtje e qëllimshme dhe çdo manovër procedurale perceptohet si përpjekje për të shpëtuar jo një individ, por një sistem të tërë të kalbur.

Partnerët ndërkombëtarë, për të cilët flitet shpesh si mburojë politike, nuk janë as të verbër dhe as naivë. Ata kanë investuar në drejtësi për rezultate reale, jo për skenografi politike. Entuziazmi i tyre për hetimet ndaj korrupsionit në nivele të larta shoqërohet gjithnjë e më shumë me zhgënjim për faktin se korrupsioni nuk është përjashtim, por normë në këtë qeverisje.

Dhe këtu lind pyetja që pushteti përpiqet ta shmangë me çdo kusht: a kemi të bëjmë me një Kryeministër që nuk kontrollon më proceset që vetë ka inicuar, apo me një Kryeministër që ka frikë se drejtësia mund të zbulojë shumë e më shumë sesa ai është gati të pranojë publikisht?!

Për herë të parë pas shumë vitesh, fati politik i Kryeministrit nuk varet më nga zgjedhjet, as nga propaganda, dhe as nga kontrolli mbi administratën, por nga dosjet e mbushura plot e përplotë me skandale të frikshme financiare, nga provat dhe nga vendimet që nuk merren më në zyrat e tij. Kjo është goditja më e rëndë për një pushtet që është mësuar të mos njohë kufij.

Shqipëria nuk mund të ecë drejt Europës me një qeverisje që predikon drejtësi, por dridhet kur ajo afrohet. Nuk mund të flasë për integrim europian një pushtet që e sheh ligjin si rrezik dhe jo si themel; nuk mund të pretendojë legjitimitet moral një Kryeministër që ka ndërtuar një sistem që prodhon kriza dhe çdo krizë kthehet në kërcënim ekzistencial për vetë pushtetin e tij.

Në fund të fundit, kjo nuk është më çështje individësh, por çështje modeli, një model i ndërtuar mbi arrogancë, kontroll absolut dhe mungesë llogaridhënieje, që e ka kaluar tashmë pikën e kthimit. Çdo përpjekje për ta mbajtur në këmbë vetëm sa e zgjat agoninë dhe e rrit koston për vendin.

Drejtësia mund të jetë vonuar, por ajo ka një cilësi që pushteti nuk e ka: DURIMIN. Kur drejtësia vepron, nuk pyet më për mandate, as për imazhe apo narrativa, por vetëm për përgjegjësi. Dhe përgjegjësia kryesore është modeli i qeverisjes korruptive të Kryeministrit Edi Rama, i cili sot është përballë një prove të fundit pa asnjë shans për të shpëtuar.

 

rama prova fundit

4 Komente

  1. P
    Premti Dhalla

    Nuk kemi partnerë ndërkombëtarë! Amerika ja ka lënë Shqipërinë Sorosit ( Edi është trashëgimtar pa pjesë i plakur George),kurse Bashkimi Europian është një klub korrupsioni të cilit Rama ja ka gjet anën. Po kujtoj një fragment nga "Epoka përpara gjyqit" e Ekrem Kryeziu : -" po nuk kërciti pushka Europa nuk dëgjon.."! Kështu ka qenë jetë e mot me shqiptarët,presin t'jua zgjidhë hallin Bota.. Rrëmbeni hurin, kundër Ramës, Berishës, Metës dhe kurvave të tjera,pastaj do shihni se Europa dhe Bota e zgjidhin këtë punë brenda javës

    1. P
      POETI

      PARODI SHTETI "MODEL" PËR NË BE Mirë se vini në shtetin model, Ku AKSHI doli dështim qeveritar, Manipulimi është strategji afatgjatë, Dhe korrupsioni ka plan kombëtar. Kur vjedhja bëhet zanat qeveritar, Dhe zmadhohet mandat pas mandati, Tenderat jepen si plaçkë në pazar, Por korrupsionin nuk e sheh i gjati. Kur vjedhja quhet “aftësi praktike”, Dhe gënjeshtra “art komunikimi”, Spaku shpallet problem sistemik, Pengues i madh funksionimi. Korrupsioni s’po fshihet më hiç, Është bërë si edukatë shtetërore, Duket tashmë si virtyt institucional, Si të jetë model sjellje shëmbullore. Në vendin ku vjedhja ka vulë ligji, Ndershmëria duket akt rebel. Korrupsioni s’luftohet me fjalime, Kur ai ushqehet në çdo nivel. Të rinjtë s'ikin se s’kanë ëndrra, Por se ëndrra s’ka ku të rrijë. Ikja është pyetje pa përgjigje, Që piktori as që do t'ja dijë. Opozita flet, por s’thotë asgjë, Ide të vjetra në kostum të ri. Populli thirret si figurant sezonal, Një orë foltore pastaj në shtëpi. Media dikur roje e së vërtetës, Sot porsi zgjatim i një zyre partie. Gazetaria e paanshme luks i rrallë, Çensura është bërë mjet gazetarie. E vetmja zgjidhje ngelet Podcasti, Ku propaganda quhet dialog, Ku piktori ka gjetur strehën e tij, Jep variantin e vet, bën monolog. Ja pra, ky është shteti që duan, Shteti "perfekt" për të hyrë Europë, Ku standartet duken si në Afrikë, Paratë publike më thellë në gropë.

      1. E
        Ervis

        Edi Rama eshte krimineli qe urdheroi te vriten 4 vete ne bulevard per te ardhur ne pushtet dhe vrasesin e beri kryetar bashkie e deputet te PS. Edi Rama dha urdher te vritej Brilant dhe Ervis Martinaj qe bastet ti kontrollonte i vellai! Edi Rama ka vjedhur kete popull gjer ne palce, cdo tender e koncesion. Ka vjedhur para ilacesh per te semuret me Ogerta Manastirliun, ka vjedhur parate e rritjes se pensioneve duke i pare ne sy pensionistet e shkrete dhe duke u thene qe bie shteti po u rriten 100 mln euro pensionet! Nuk ka njeri me kriminal, nuk ka njeri me te pasur se ai ne Ballkan me dhjetra miliarda euro pasuri! Vete Garda e Republikes duhet ta arrestoje sic arrestuan Causheskun ne Rumani! Studentet, Pensionistet dhe i gjithe popullit i lind e drejta te protestoje dhunshem nje parti e model qeverisje te bere njesh me krimin kunder popullit shqiptar! Te huajt kane ndihmuar mjaftueshem, tashme SPAK dhe populli shqiptar duhet te bejne aktin e tyre kunder nje gjakpiresi kriminal pa limite qe zgjohet vetem per te vrare dhe per te vjedhur bashke me gruan, vellain, vajzen e gjetur dhe gjithe plehrat qe i urdherojne per krimet e tyre!

        1. D
          Durrsaku

          Bravo, koment i drejte.

          Lini një Përgjigje