
Ishte Thomas Woodrow Wilson ai që i dha Shqipërisë pavarësinë e dytë në 1919 në Konferencën e Paqes në Paris, një pavarësi që realisht kishte humbur nga projekti i ndyrë i fqinjëve tanë, Italisë dhe Greqisë.
Sapo hoqi pelenat, vuri syzet. Alfabetin e mësoi 9 vjeç dhe leximin 11. Fëmija i lindur në Wirginia më 28 dhjetor 1856 që në deje i rridhte gjak skocez dhe nuk ishte i pashëm nuk para e vriste mendjen teksa thoshte: Fytyrën time nuk e shoh.
Thomas Woodrow Wilson arriti kulmin e parë në jetë teksa u diplomua në Universitetin e Princton-it dhe më pas mori një PHD në Universitetin “John Hopkins”, një edukim që ia dedikonte idhullit të tij të vetëm, babait.
Arritja e dytë ishte kur u zgjodh president i Universitetit “Princton” për të cilën ai thoshte së mësimdhënia është politikë e klasit të dytë. Por kur u zgjodh guvernator i New Jersey-t tregoi se profili i tij politik ai ishte për shumë më shumë. Dhe kështu ndodhi.
Për 8 vjet, prej vitit 1913 deri në 1921, Wilson ishte presidenti i 28-të i SHBA. Historianët vijojnë ta vlerësojnë si një nga më të mirët në histori jo vetëm pse fitoi çmimin “Nobel” për paqen, por veçanërisht për faktin se ai ishte i pari shef i Shtëpisë së Bardhë që nxori SHBA-në nga izolacioni.
Por ky vlerësim përkon edhe me atë që kemi ne shqiptarët, një fakt që historianët e huaj e përfshijnë te arritjet e tij.
Ishte Thomas Woodrow Wilson ai që i dha Shqipërisë pavarësinë e dytë në 1919 në Konferencën e Paqes në Paris, një pavarësi që realisht kishte humbur nga projekti i ndyrë i fqinjëve tanë, Italisë dhe Greqisë. Pikërisht për këtë akt, më 11 shkurt të vitit 1924, Fan Noli deklaroi në parlament:
“Projekti i copëtimit të Shqipërisë i redaktuar prej aleatëve ishte njohur dhe pritej vetëm një firmë që të bëhej fakt definitiv. Firma që mungonte ishte ajo e presidentit Wilson. Presidenti Wilson jo vetëm nuk vuri firmën, por u përgjigj edhe me dy nota në të cilën mbronte të drejtën e Shqipërisë së vogël për vetëqeverim. Dy nota që janë dy xhevahiret më të ndritshme të karrierës së tij të shkëlqyer. Ato nota ndaluan copëtimin e Shqipërisë dhe na dhanë rasje të marrim frymë dhe të gatitim lirinë që gëzojmë sot”.
Nganjëherë historia duket e çuditshme dhe e rastësisshme. Nuk shkruhet asnjëherë me “sikur” apo “nëse”. Por në rastin e Wilson mbeten lapidare thënia e tij për zgjedhjen si president i SHBA:
“Vetë Zoti e deshi të bëhem Presdident i SHBA. As ju, asnjë vdekatar tjetër, apo turmë vdekatarësh s’do ta kishte penguar dot.”
Kjo thënie na bën të mendohmi shumë dhe të themi se sa me fat ishim që në Konferencën e Paqes ishte Wilson president i SHBA-së. Veçanërisht për ne shqiptarët ky pasazh është i jashtëzakonshëm. Zoti vetë e deshi që Wilson të bëhej president i SHBA-së dhe të na jepte pavarësinë. Mirënjohje pa fund nga kombi shqiptar, zoti President!
Edhe qafok,edhe gagaç edhe budalla! Wilson nuk ka thënë asnjë fjalë ,kurrë për Shqipërinë. Amerikanët nuk njihnin gjysmën e Europës aso kohe jo më të njihnin një shtet që nuk ekzistonte! Mjaft me gënjeshtra!
Italia dhe Greqia nuk 'Premtonin Dhallë'. Por kërkonin zbatimin e marrëveshjes së fshehtë të Londrës e vitit 1915. Marrëvishje që synonte coptimin e Shqipërisë së Jugut midis Italisë dhe Greqisë. Për hirë të së vërtetës këtë marrëveshje e denoncoi Lenini në vitin 1917. Nga njëra marrëveshje te tjetra Anglia (1913-1915) kurvëronte me armiqtë e Shqipërisë. Kur Uillson Presidenti Amerikan në Konferencën e Parisit 1919 vuri veton në favor të 'Shtetit Shqiptar' të cunguar , Anglezët organizuan Kongresin e Lushnjës dhe Italianët u hodhën në det. Për tu rikthyer si pushtues në vitin 1939. Anglia gjatë luftës së dytë botërore dhe me përfundimin e saj favorizoji Greqinë. Curçill u bë ortak me Stalinin dhe e la Shqipërinë në kampin lindor. Sot Anglia pas kulisave mbështet Edi Ramën - varrëmihësin e trojeve Shqiptare. Historia përsëritet. Fiks këtë deklaratë të Uillson ka përsëritur Presidenti Donald Tramp: "Vetë Zoti e deshi të bëhem President i SHBA. As ju, asnjë vdekatar tjetër, apo turmë vdekatarësh s'do ta kishte penguar dot".