
Këtu opozita është mjerim politik që po kërkon të shkatërrohet bashkë me Saliun.
Kohën e re politike apo gjendjen e re politike në një shtet demokratik duhet ta sjellë lidershipi i opozitës politike me idetë e reja që duhet t'ia paraqesë me takt politik të veçantë opinionit publik.
Ja pra, kjo është e vërteta e zhvillimit politik të një vendi demokratik.
Po në Shqipëri, a e kemi ne një opozitë të tillë e cila qëndron tek Partia Demokratike?
Jo Partia Demokratike nuk e ka ende një lidership të iluminuar me ide të reja për zhvillimin shtetëror dhe politik njëherësh në Shqipëri.
E gjithë Partia Demokratike kërkon të shpëtojë Saliun nga akuza që i është ngritur nga SPAK.
Atëherë?.
Asgjë sepse në horizontin opozitar në Shqipëri nuk po shihet dot asnjë ide e re për zhvillimin kombëtar si dalje nga kjo gjendje e ngrirë politike, të cilën dihet që e ka vendosur në Shqipëri Partia Socialiste.
Këtu opozita është mjerim politik që po kërkon të shkatërrohet bashkë me Saliun. Pse a mund të vijë në Shqipëri në pushtet një parti kryetari i së cilës është nongrata në Amerikë?
Atëherë, sipas këtij mendimi, na duhet ta pranojmë se në Shqipëri do të vijojmë të drejtohemi me një situatë politike njëpartiake?
Po kështu, po duket se do të vijojmë politikisht edhe përgjatë vitit 2026.
Lini një Përgjigje