Gjithë ç’po ndodh sot është një “karmë” politike për KM Rama, i cili si travestit politik që është, në vend të përkrahjes së hapur për Syriza-n e majtë, uronte fitoren e Qiriakos në zgjedhjet parlamentare greke...
Miçotaqis 2.0
Krizat janë inkubator i së ardhmes
—Varoufakis—
Miçotaqis 2.0 (Miçotaqisi i dytë) po e vazhdon lojën politike me Shqipërinë aty ku e la paraardhesi i tij Konstandin Miçotaqis, i cili si kryeministër, tridhjetë vjet më parë, i nisi Shqipërisë një ultimatum prej 6 pikash, përshkruar fund e krye nga një ton arrogance gati kolionaliste.
Nea Demokracia e fillimit të viteve 90-të ishte një parti ultranacionaliste, kuazifashiste, e ngjashme me UDZ e Frano Tugjmanit në Kroaci dhe SPS e Slobodan Millosheviçit në Serbi. Ishte koha kur vullnetarët grekë ju bashkoheshin duzinave të ndyra serbe për spastrim etnik dhe masakra në Bosnjë, ndërkohë që Radovan Karaxhiç deklaronte, në një miting mbështetës të organizuar për të në Athinë, se me serbët janë “vetëm zoti në qiell dhe grekët në tokë.”
Gjithë ç’po ndodh sot është një “karmë” politike për KM Rama, i cili si travestit politik që është, në vend të përkrahjes së hapur për Syriza-n e majtë, uronte fitoren e Qiriakos në zgjedhjet parlamentare greke.
E majta greke me tre “P-të” e saj të mëdha, Papandreu, Papulias dhe Pangallos, pavarësisht ndonjë eksesi, ka qenë forcë për emancipimin politik të rajonit dhe normalizimin e marrëdhënieve Shqiptaro-Greke.
E majta e sotme Shqiptare, (ajo që formalisht etiketohet si e majtë,) në vend të përkrahjes për simotrën, u rreshtua paradoksalisht me të djathtën reaksionare e inflamatore greke, e cila u rikthye në pushtet për meritë retorike, jo politike, pas ndikimit të masave shtrënguese financiare aplikuar nga Syriza nën presionin e Europës.
Miçotaqis po bën me Tiranën atë që në Athinë as i shkon dot ndërmend, ndërhyrjen në drejtësi.
Çfarë i pret marrëdhëniet shqiptar-ogreke; a është kjo tendosje vetëm fillimi….?!
Shpeshherë për një plesht kemi djegur jorganin.
Lini një Përgjigje