TAGS-AT E JAVËS

Forum25 Gusht 2023, 13:30

Copëza për një kronikë të munguar

Shkruar nga Agron Gjekmarkaj

Copëza për një kronikë të munguar

Luli ka bërë partinë e vet, të vockël, doracake, të bereqetshme ku thonë me krenari jemi 105 mijë demokratë që si nëndetsja me këtë numer do i punojmë qindin armikut. Ndërkohë po shkatërron Doktorin, Liken dhe Babon. Ndërsa Vulën pa të cilën jeta s’ka kuptim e ka Gazi firauni të cilin mbrëmë e prita gjithë besë e shpresë të më merrte për darkë sipas ftesës për të qarë halle partie vatani po si lider i madh nuk erdhi. Prit e prit si të shtegu i lotëve po ai hiç.

Prej ditësh në të zbardhur qëkur përcolli Melonin, për t'i mbushur boshllëkun që i la, Babo me një matrapik mbi supe shihej duke rëndur si i çartur rrepirave të Shpiragut. Bela nga pas me dy torba, pak bukë e djathë, ndoj vezë të zier ca kokrra qepë e dy pagure ujë të mbushura në rrëzë. Djersa kullonte çurg. Herë në majë e herë në anë shpo aty e shpo atje kur befas shpertheu një curril naftë si qumshti nga gjiri i lopes në të mjelur.

Gezimi dhe hareja u ndezen si zjarr poshtë në Berat. Me mundim ja mbushen mendjen të fotografohej me një uniforme si ato të Guantanamos ku vetem mjekrra i kishte mbetur jashtë. Prishaqejf pranoi. Mideja ja lypte të shfaqej si në 2009 me gjoksin leshtor tek kosiste barerat e keqia apo si Duçja në betejen për grurin. Dilo Nasufi me socialisten Xhek mblodhen grupin folklorik për ta festuar siç duhet. Per befasinë e të gjitheve kënget linden aty per aty, burimore, të ngrohta si dielli i kesaj jave.

Dilua shtynte për ndonjë kurban, një mzat, ca desher a cjeper në hell por vendimi nuk po merrej sepse Blendi Çuçi si drejtues politik po vonohej. Kjo indiferencë shtonte ankthin dhe moskuptimin. Duhej inisiativë dhe vetëveprim. U erdhi ndihma siç e ka pershkruar Doktori, nga Termeti një kamion plot me zahire, pogaçe me ball kazani, tava me mish, qypa me mjalte, shirq me bozë, që mileti të lyente gurmazin dhe të ngrohte stomakun e trazuar. Socialistja Xhek u mor me perzgjedhjen estetike të vargjeve. Që të ishte në rregull për të ndarë pergjeqsinë ftoi Margeritin si kryetare komisioni, nami i se ciles në pune shijesh ka kapur qiellin. Ajo sa hap e mbyll sytë ja behu dhe punes i mori frymen. Pas ore e ore leximesh perzgjodhi këtë:

“Toka po lëshon vlag,

Nxorri naftë në Shpirag,

Babo trimi, Babo djali,

E krren naftën dhe nga mali.

eeeeeeeee

Gushti sa zëvëndësoi korrikun,

Melonin percolli Ai,

Rrëmbeu vetë matrapikun,

Malin shndërroi në flori.

eeeeeeeee

Dhe thotë ca modeste fjalë,

deputete, more horra,

Shkoj në këmbë, kthehem me kalë

Naftë desha, naftë nxorra”

eeeeee!

Të gjithë e kuptuan Tezja e para që në autobiografine e re të popullit tonë në vargje ky do të jete epi i ri që boll po nxeh e fort po shndrit në qarrishtë të Shpiragut.

Në Tirane Spaku punon si hidrocentral duke trazuar midera duke djegur endrra si incenerator po kaq duke sterilizuar pushimet e Rrapajt, Rrjepsit dhe Rrapushit Beqes së ngratë. Më mirë Tigrushi që poturet mbushi me parimin këmbet e lehta faqja e bardhë. Byroja Politike dje në mesditë u mblodh, të gjithë me zemer në fund të barkut e barkun në kokë plot zhurma. Nuk e dinë në do rrinë në do ikin. Në do zhyte në do mbyten. Babo po merret me shumë me zevendes ministrat, etimologjia e fjales të ben ta shkoqitesh, zevendes i ministrit pra ministrat zevendesohen punë të thella keto ! Tre ore për naten e varrit. Ehuha.

Luli ka bërë partinë e vet, të vockel, doracake, të bereqetshme ku thonë me krenari jemi 105 mijë demokrat që si nendetsja me këtë numer do i punojmë qindin armikut. Nderko po shkaterron Doktorin, Liken dhe Babon. Ndersa Vulen pa të cilen jeta s’ka kuptim e ka Gazi firauni të cilin mbrëme e prita gjithë besë e shpresë të me merrte per darke sipas fteses për të qarë halle partie vatani po si lider i madh nuk erdhi. Prit e prit si të shtegu i loteve po ai hiç.

Me thyeu shpirtin. Ne gojë tē Salianjit u mbytë ishallah. Per këtë çeshtje do të ankohem te vetë Zonja Tabaku e cila ve doren mbi xhan ngadalë ngadalë dhe e bën terbiet. Salianji u shfaq në Indi si Lider shpirteror gandist dhe ata qerratenj atje me dy gishta lart zbardhnin dhëmbet si xhinder. Me në fund India dhe Pakistani u rehatuan. Kryezevende Lideri po me pret per një gotë nga e mira. Mekatet tona të panumerta nuk ja zbehen miresinë, paudhesitë shpresen, topitja guximin, vogelsia madheshtinë.

kronike e munguar spak

Lini një Përgjigje