TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Gusht 2023, 09:08

E keqja është se ambasadori i ri amerikan mund të mos korruptohet

Shkruar nga Sokol Pepushaj
E keqja është se ambasadori i ri amerikan mund të mos korruptohet
Ambasadori i ri amerikan David Kostelançik

Ilir Beqja ka paguar gjysmë milioni euro bakshish nga ato që na ka vjedhur ne, për të mbyllur dosjen e vet të korrupsionit, ky është lajmi i ditës...

Vonesa e ambasadorit të ri amerikan, ka krijuar jo vetëm një qeverisje paralele ku ca hajdutë  janë qeveri, ca në opozitë e ca në burg, por edhe hapësirat diplomatike me vegla akrobacie, ku secili i mban sytë nga avioni që do të shtrijë shkallët për zbritjen e David J. Kostelancik, ende i pa korruptuar.

Pastaj, meraku i dytë është, kë do të takojë Kostelancik, Ligjin apo Maliqin, kë do të mbështetë e kujt do ja mbëshjellë, se kështu u është regjur lëkura hajdutëve tanë, kanë nevojë edhe t’ua kruajë plagën paksa ambasadori i ri.

Opozita e pret tek qypi me flori, qeveria tek mali me korrupsion, hap gojën shoku, t’i kalojmë edhe tre vjet e ca me abstraksion.

Korrupsionin këtu e kemi me shëndet të mirë e ligjin malinj.

Ilir Beqja ka paguar gjysmë milioni euro bakshish nga ato që na ka vjedhur ne, për të mbyllur dosjen e vet të korrupsionit, ky është lajmi i ditës. Ditë-netët që mbushin degët plot me fruta të padrejtësive shoqërore, nuk kanë patur fare grila në dritaret e sarajeve, vilave, bizneseve apo transfertave bankare, saqë krimi ka veshur rroba virtyti dhe ligji kominoshe kineze.

Kombinacionet për të mos u përplasur tek tepsia e maskaradës, kanë frymëzuar çdo minutë ambasadorët e BE-së dhe Amerikës, saqë secili ka recituar vjersha si pionier i Enverit para Edi Ramës, Erion Veliajt e deri mafiozëve nëpër anije e blitze televizionesh që jo vetëm pasuritë, por edhe ajrin e thithin nga koshat e qelbur të plehrave, andej nga Monika Kryemadhi ende vazhdon të seleksionojë situata dhe lajme që ja marrin frymën njëri-tjetrit e i japin shpirt mafies.

Rritja e tensionit nëpër telat e drejtësisë, ankthit e panikut në kabinat “rrezik vdekje”, ku me pinca në dorë rri Babloku, ka krijuar një stacion komik dhe staniacion ekonomik, ku edhe forca e të keqes, domosdoshmërisht e don një pikëpyejte në fund.

Praktikantëve u janë ngatërruar germat nëpër dosje krimi.

Babloku është palosur nëpër 26 shkronja të dosjes McGonigal, Saliu dhe Iliri në mijëra fletët që Altin Dumani nuk u bën ende derman, të tjerët Peshq të Mëdhenj, nëpër kosha inceneratorësh e valixhe dollarësh apo investimesh strategjike e strategji të zyrave, ku shteti vjedh sa i duhet e ambasadori amerikan hesht po aq sa duhet, edhe kur Babloku deklaron publikisht se gjithë hajdutët e kanë të çelur derën e ambasadës e shtypi i lirë, ai që ka frymëzuar publikun për shpresa se një ditë do kemi drejtësi, diferencohet, pengohet, vihen pengesa në lëvizjet përtej Atlantikut, me qëllimin e forcimit të pushtetit të Edi Ramës dhe mostakimit me pronat e Olsi Ramës apo Fatmir Mediut me të dashurat.

Po të vazhdohet kështu, do të kishim sërish kohë të mirë hajdpër utët e fshatit, por

e keqja është se ambasadori i ri amerikan mund të mos korruptohet.../Pamfleti

ambasadori i ri amerikan mund të mos korruptohet

Lini një Përgjigje