TAGS-AT E JAVËS

Forum23 Gusht 2023, 18:45

Interesat ruso-greke në Himarë dhe pse Saliu e kishte planifikuar kandidimin e Belerit

Shkruar nga Kreshnik Spahiu

Interesat ruso-greke në Himarë dhe pse Saliu e kishte planifikuar

Eksponentë të Agimit të Artë kanë publikuar axhendën e tyre se si do investonin grekët dhe rusët në bregun shqiptar duke përdorur pushtetin lokal...

-Në një intervistë për Euroaktiv, Sali Berisha flet shumë qartë për strategjinë e tij dhe hapësirën që i ka mbetur për riciklim.

Ai deklaron hapur se partneri kryesor strategjik i Shqipërisë duhet të jetë Athina.

Berisha shprehet qartë që është kundër partneritetit me Turqinë sepse e konsideron Erdoganin një neo-otoman që ka reminishenca të otomanizmit në Ballkan.

Berisha shprehet që integrimi i Shqipërisë duhet të kalojë nga Athina dhe jo nga Stambolli apo Roma.

Berisha e kishte të paramenduar kandidimin e Fredi Belerit si një mundësi për të përdorur lobin grek kundër qeverisë Rama.

Ndërkohë diaspora greke dhe shoqata e Vorio-Epirit në SHBA po lobon për heqjen e shpalljes Non-Grata të Berishës nga DASH.

Greqia është fija e fundit për Berishën dhe është e lidhur pa kushte duke pranuar që të helenizojë jugun nëpërmjet lëshimit të territoreve të pushtetit lokal dhe më gjerë.

– Jo rastësisht kryeministria italiane Meloni dhe ish-kryeministri Britanik Tony Blair vizituan Jugun e Shqipërisë në një ditë me protestën e politikanëve grekë në Himarë.

Ardhja e Melonit ishte mesazh i qartë që integrimi i Shqipërisë kalon nga Roma dhe jo nga Athina.

Ndërkohë ardhja e Blair dhe Meloni ishte themelimi i investimeve italo-britanike kundër tentativave greko-ruse.

Kompanitë italiane dhe SHELL po inevestojnë në kërkimin e burimeve të gazit dhe naftës në Shqipëri, si dhe në investimet e turizmit në bregdet.

Londra dhe Roma i mbyllën derën Moskës dhe Athinës në detin Jon.

Qartazi Himara është vija e fundit bregdetare e virgjër ku korporatat greko-ruse nuk po depërtojnë dot. Pasi pushtuan bregdetin turk, grek, malazez apo kroat, oligarkët rus që pastrojnë paratë e shërbimit inteligjent rural dhe Putinit kishin mundësinë e fundit të merrnin bregun nga Vlora në Sarandë duke vendosur njeriun e tyre në krye të Bashkisë.

Eksponentë të Agimit të Artë kanë publikuar axhendën e tyre se si do investonin grekët dhe rusët në bregun shqiptar duke përdorur pushtetin lokal.

Qindra minoritar kanë tokat në përdorim dhe jo në pronësi sepse kanë qenë hyzmeqarë të gjyshërve tanë, dhe nuk mund të marrin certifikata pronësie. Një kryetar Bashkie grek mund të lehtësonte procedurat dhe manipulonte dokumentacionin duke hipotekuar trojet, pyjet, tokat bujqësore dhe prona të tjera në emër të minoritarëve dhe më pas ato të jepeshin për ndërtime Hotelesh oligarkëve grek dhe rusë.

– SHBA e ka ndaluar hyrjen e Fredi Belerit në Amerikë dhe e ka shpallur të padëshiruar.

Jo rastësisht 24 orë pas arrestimit të Belerit, një zyrtar i DASH nga Ëashingtoni i bëri thirrje SPAK-ut që mos të bjerë pre e presionit grek dhe politik por ta konsiderojë Belerin njësoj si të burgosurit e tjerë ordinerë.

Në konfliktin e Himarës, Amerika është e rreshtuar në krahun e drejtësisë shqiptare sepse e ka investimin e projektin e saj.

SHBA nuk e mbështet helenizimin e jugut të Shqipërisë dhe destabilizimin e rajonit.

- Zgjidhja: Sipas disa burimeve, SHBA dhe Rama kanë ofruar zëvendësimin e Belerit me një minoritar të moderuar por Greqia nuk pranon.

Ndërhyrja e Athinës është brutale dhe nuk heq dorë nga Beleri sepse është investim i lobimit Voirio-Epirit prej 30 vitesh.

Beleri është fisheku i fundit për Athinën.

Beleri është ura mes Berishës dhe Greqisë.

Beleri është flaka e fundit që Berisha dhe Greqia t’i vënë zjarrin Shqipërisë.

Berisha nuk ka çfarë humb, ashtu si dhe Greqia, e cila kanë humbur shpresën e fundit për helenizimin e jugut të Shqipërisë. /Bulevardi Online

berisha spahiu

Lini një Përgjigje