1. Largimi i Serbisë nga Rusia është prioritet për BE-në kur përmendet Ballkani Perëndimor (shihet edhe në planin e uljes se prioriteti protokollar reflekton prioritetin politik).
Për arritjen e qëllimit të saj, BE nuk e ka problem fare që Serbia të (keq)përdorë temën e Kosovës dhe të kërkojë nga anëtarët e forumit që të mos njihet ajo, siç bëri paturpësisht me Ukrainën dhe Greqinë në sytë e bartësve më të lartë institucional të BE-së.
2. Serbia pra sërish poshtëroi BE-në, duke shkelur me dy këmbë Marrëveshjen e Ohrit 2023 që u tha se u arrit me ndërmjetësimin e tyre vetëm muaj më parë, me pikë të veçantë mospërfaqësimin dhe mospengimin e njëra tjetrës në arenën ndërkombëtare.
3. Postimi i Zelenskyt - me theks në respektimin e integritetit territorial & kufijve ekzistues - është goditje e rëndë diplomatike - që na rikthehet tani pas një kohe të gjatë prej se Kosova e ka rrëzuar si argument për shtetet mosnjohëse me fitoren në GJND & njohjen nga Izraeli.
4. Trajtimi i zbehtë diplomatik që iu bë Kosovës në Athinë, dhe nënçmimi që iu bë Shqipërisë për të njejtën ngjarje, dëshmon që shqiptarët në rajon dhe në Evropë - do të faktorizohen e trajtohen me respekt vetëm kur janë të bashkërenduar, e asnjëherë të përçarë siç janë sot!
5. Dështimi flagrant i Kosovës në Athinë - me deklaratë poshtëruese të Vuçiçit për rikonfirmim të mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina e Greqia (pa mohim nga ana e tyre) është mësim me pasoja afatgjata se diplomacia kosovare pa SHBA-në është si njeriu pa oksigjen, dhe angazhimi i Kosovës në dialog të ndërmjetësuar nga BE (në rrethanat aktuale mosnjohëse) është kundërproduktiv dhe humbje kohe.
Lini një Përgjigje