TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Gusht 2025, 20:57

Me sytë, mendjen dhe veshët te çështja “Bankers”

Shkruar nga Myslim Murrizi

Me sytë, mendjen dhe veshët te çështja

Si mendoni ju, çfarë tymi do të dalë deri nga darka vonë???

Na ngeli mendja, sytë dhe veshët te Gjykata e Apelit Tiranë se çfarë “tymi” do të dalë sot, meqenëse ka filluar që në orën 9:00 gjyqi për vlerësimin e masës së Gjykatës Fier mbi arrestimin e kapos kinez të BANKERS-it dhe “kinezëve” kapo shqiptarë që kanë rrjepur qindra miliona euro nga 15 miliardë euro pasuri që nxirret nga nëntoka shqiptare.

Si mendoni ju, çfarë tymi do të dalë deri nga darka vonë???

Tym i zi, siç ka dalë te puset e naftës që nga viti 2004??

Tym i bardhë, siç u ka dalë prej 21 vitesh hajdutëve të politikës shqiptare, duke vjedhur si qen sa kanë mundur nga BANKERS-i????

Apo tym me ngjyrë të verdhë, siç janë gjyqtarët e Apelit, të shtrydhur si limon nga politika dhe bizneset që kanë marrë sa kanë dashur dhe kur të kenë dashur qindra miliona euro “dorovitje” nga BANKERS-i, drejtpërdrejt vetë apo nëpërmjet sekserëve si “këshillues” ligjorë???

Isha, a do të japin njoftim mediat, portalet apo TV-të që nuk janë në listëpagesën e BANKERS-it, se të tjerët kanë tre javë që as shkruajnë e as flasin asnjë fjalë për vjedhjen më të madhe të 35 viteve nën demokraci?

Lini një Përgjigje