
E ashtuquajtura “Xhamia me Kullë” u kthye në një mollë sherri mes besimtarëve.
Sot është përuruar Xhamia e Madhe e Namazgjasë, ndërtimi i së cilës u kthye në një mollë sherri politik, diplomatik e klerikal prej vitit 2011.
Ndërtimi i asaj që Kreshnik Spahiu e cilësoi si “katedralen” e myslimanëve në kryeqytetin shqiptar ka nisur prej më shumë se një dekade e gjysmë.
Por në vitin 2011, kur ndërtimi i xhamisë arriti në pikën e vendimmarrjes, ajo u kthye në mollë sherri politik. Në atë kohë, kishte dy vizione për ndërtimin e xhamisë së madhe, si dhe dy vendndodhje.
Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës, ngriti një këshill ekspertësh, ku kishte edhe besimtar, ku shpalli mendimin se Xhamia e Madhe e Tiranës të ndërtohet pas Pallatit të Kulturës, ku ka qenë ish-gropa e Hajdin Sejdisë, e së bashku me të të ngrihet edhe muzeu i kulteve në vend. Projekti i Xhamisë së Madhe që u prezantua nga Edi Rama ishte novator, modern, vepër e një mjeshtre të objekteve të mëdha si irakeno-britanikja Zaha Hadid.
Xhamia që propozonte Edi Rama asokohe ishte një objekt kulti, njëkohësisht edhe një vepër arkitektonike e Tiranës së re e shekullit të 21.

Projekti i vitit 2011 i bashkisë së Tiranës
Ndërkaq, Sali Berisha, atëherë kryeministër mbronte që Xhamija e Madhe të ndërtohet në zonën e Namazgjasë, pra ngjitur me parlamentin e Shqipërisë dhe solli një projekt ottoman të shekullit të XVII, që është realisht projekti që është përuruar sot. Ky projekt erdhi si koncept nga turqit, të cilëve u leverdis një trashëgimi politike dhe aritektonike e kohës otomane. Madje në atë kohë, partia e Erdogan, neotomanizmin e kishte edhe si ideologji politike, e sjellë nga ministri i Jashtëm i asaj kohe Ahmet Davutoglu.
Mirëpo projekti i Berishës, i cili në atë kohë nuk ishte prishur ende me Erdogan, fshihte një hile e çështjeve private dhe korruptive.
Përkatësisht familja Berisha synonte të ndërtonte një kompleks të madh me xhaminë, e cila të kishte ngjitur një qendër tregtare dhe lokale të tjera, e cila do të lidhej organikisht më pas me godinën e SHQUP, e cila ende nuk ishte kthyer në godinë e PD-së. Pasi ndodhi në vitin 2013, pasi humbi zgjedhjet e qershorit, por para se të linte pushtetin.
E ashtuquajtura “Xhamia me Kullë” u kthye në një mollë sherri mes besimtarëve.
Komuniteti Mysliman Shqiptar, i cili zgjodhi modelin mesjetar dhe jo atë modern të Zaha Hadid, u ndje i tradhtuar nga Sali Berisha, pasi nuk donte që së bashku me xhaminë të kruhen edhe investime të tjera. Në fakt trojet i përkisnin një familje të lidhur me Berishën, e cila kërkonte ta zhvillonte për biznes.
Kur Edi Rama u bë kryeministër, e nisi punën me një marrëdhënie të ri themeluar me Turqinë e Erdoganit. E cila jo vetëm u kishte bërë projektin Xhamisë së Madhe, por edhe mori përsipër ta financonte. Rama, ndërhyri që trualli i xhamisë të jetë pronë e KMSH-së dhe vendosi anulimin e pjesës së biznesit. Si projekt u miratua ai ottoman i Turqisë. Ndërtimi i së cilës ka më shumë se tre vjet që ka përfunduar, por Turqia nuk pranoi që t’ja dorëzojë KMSH-së, drejtuesit e së cilës i quajti gylenistë.
Para pak ditësh u arrit deri në një pikë skandaloze kur u fol emërimi i një imam inga Turqia, ç’ka do të ishte një precedent i rrezikshëm. Por siç mësohet ndërhynë amerikanët që edhe njëherë u kthyen në mbrojtës së autoqefalisë së myslimanëve shqiptar. E kur shef një pjesë të madhe të islamit politik në vend që sulmon Amerikën, kjo është një ironi e madhe e fatit.
Gjithsesi, në fund u arit në një zgjidhje kompromisi, sipas të cilës, KMSH do ta menaxhojë këtë objekt kulti nëpërmjet një fondacioni, ku do të ketë një bord me Imamin e Tiranës dhe disa përfaqësues të dikasterit turk të kulteve fetare.
Nëse do të miratohej variant i 2011-s, ku nuk kishte fare lidhje Turqia, i gjithë ky kalvar nuk do të ndodhte. Por në atë kohë Berisha, me anë të lidhjeve brenda KMSH-së tentoi që të shfrytëzonte projektin për të ndërtuar një përbindësh politico-tregtaro fetar. Por si ironi të fatit frytet e ndërtimit të “Katedrales” së myslimaneve në kryeqytet i korri Edi Rama, i cili miratoi në 2011 një variant modern.
Lini një Përgjigje