TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Tetor 2024, 17:54

Servilizëm i pështirë ndaj të huajve dhe sjellje harbute ndaj shqiptarëve!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Servilizëm i pështirë ndaj të huajve dhe sjellje harbute

Nuk besoj qe ndodh kurrë në asnjë vend tjetër të botës që të bllokohen pothuajse te gjitha rrugët e qytetit apo kryeqytetit pse vjen për vizite një President apo ish President...

Habi e madhe me këtë servilizëm të pështirë të Qeverisë Shqiptarë ndaj kujtdo kryetari Shteti që për KM e Shqipërisë përbën interes politik ekonomik elektoral apo propagandistik për tu dukur si njeri influent ne arenën ndërkombëtare dhe i plotfuqishëm e arrogant ndaj shqiptarëve.

Nuk besoj që ndodh kurrë në asnjë vend tjetër të botës që të bllokohen pothuajse te gjitha rrugët e qytetit apo kryeqytetit pse vjen për vizite një President apo ish President, një Kryeministër apo ish Kryeministër apo çdo rrangalle politik në vendin e tij që vjen si “mik” pas pilafit në Shqipëri.

Servilizëm i pështire ndaj të huajve dhe sjellja harbut ndaj Shqiptarëve, është modeli i palaçove hajdut të politikës shqiptare prej vitesh.

Që ka në FB servil, debil, mashtrues, hajdut, xhepista, llapista e patronazhista, nuk është se e kam zbuluar unë por ky është një fenomen që vërehet përditë edhe në jetën reale jo vetëm virtuale.

Por që të kishte dhe kaq shumë Taypista meqenëse e shikojnë si Mik të tufës Ramiste, se kisha menduar kurrë.

Servilizmi është ves dhe i trashëguar gjenetikisht por kur bëhet modë për tu dukur parimor apo “bujar” në mikpritje është kanceroz për çdo shoqëri.

Mirënjohja është virtyt dhe duhet shfaqur me vepra e me karar se po u bastardua e bën pis edhe atë që të ka bërë nder.

Atëherë meqë po bëni si të “indijuar” po ju jap një sqarim të vogël që Xhamia ka kushtuar rreth 60 milion euro dhe është e vërtetë që është “peshqesh” nga Qeveria Turke por edhe tuneli i Llogarasë që ju dha një firme Turke me vlerë 200 milionë euro e ndërtoi firma Gjoka me 140 milion Euro.

Pra Qeveria Rama i bëri “peshqesh” një firmë Turke gati fiks 60 milionë euro pa punuar tek tuneli dhe pa sjellë asnjë puntorë apo një karrocë dore, gati sa vlera e Xhamisë.

Pas këtij kleringu ose “peshqeshi” reciprok erdhi z.Erdogan për ta inaguruar se në fakt Xhamia ka mbi 1 vit që ka përfunduar.

Tani dilni dhe ju nga shpija se mos mbyllen furrat e bukës se Taypi është nisur për në Rinas dhe po mendon për preventivin e godinës së re të Presidencës se me çfarë do ta këmbejë si “peshqesh”.

Lini një Përgjigje