TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Tetor 2024, 13:51

Mazhoranca dhe shëndeti, të tjerë mandate prekur nga sëmundjet

Shkruar nga Basir Çollaku

Mazhoranca dhe shëndeti, të tjerë mandate prekur nga

Janë nëpër këmbë prej dy vitesh gripet e rënda "Sky-Enchrochat" nga Franca, Belgjika dhe Holanda dhe vizitat janë detyruese ne Strukturën e Posaçme ku radha është e gjatë dhe e rënduar dhe mjekimet kalojnë nga farmaci 313-a.

Kur iku Lindita Nikolla për arsye shëndetësore nuk e morëm seriozisht sepse ajo zgjodhi detyrë më të rëndë partie atë të daljes në terren. Varet nga këshilla e mjekut. Trazirat e virozat në parti kanë nisur efektet e tyre.

Por shëndeti mbi të gjitha thotë i urti popull.

Ja dhe një tjetër deputet i mazhorancës Jurgis Çyrbja dy ditë pasi kaloi në skanerin e SPAK, duket se nuk ndihet mirë me shëndet. Ai mori masa ekstreme të angazhimit parlamentar duke njoftuar lënien e mandatit dhe iu përkushtuar kujdesit shëndetësor. Struktura e Posaçme nuk ka ende diçka zyrtare për lidhjet e mundshme shkak-pasojë të mandatit dhe ftesës së Çyrbes.

Ky zhvillim ka gjasë të ngjajë me dorëzimin e Lefter Kokës ku Rama e nisi me malore të butë për të hequr sikletet pastaj meseleja vajti mysybet në qeli. Përveç një kallëzimi nga deputeti demokrat zoti Paloka, deputeti socialist i Durrësit duhet të ketë edhe simptoma të tjera penale importi. Janë nëpër këmbë prej dy vitesh gripet e rënda "Sky-Enchrochat" nga Franca, Belgjika dhe Holanda dhe vizitat janë detyruese ne Strukturën e Posaçme ku radha është e gjatë dhe e rënduar dhe mjekimet kalojnë nga farmaci 313-a.

Duke parë rritjen e rasteve të përkeqësimit të shëndetit të politikanëve, bashkiakëve, funksionarëve të drejtësisë, biznesmenët, gazetarët, nga gripi mësipërm, mundet pavioni përkatës të ketë nevojë emergjente për shtesë shtretërish. Ky "grip" ka hyrë në Kryeministri dhe ministri por shenjat nuk kanë lënë pa prekur as Strukturën hetuese. Një nga efektet anësore të kësaj epidemie është edhe krimi elektoral arkivuar që do të shfaqet.

Kush rrezikon nga gripi "Sky-Enchrochat"

Kryeministri

Ministri Balla

Ministri Mania

Kryekuvendarja

Gjykata e Lartë

Prokurori e Gjykata të çdo niveli

Policia e Shtetit

SPAK

KPK

KPA

Bashkitë

Biznese të mëdha

Mediat

Natyrisht në kartelat vendase dhe të huaja diagnozat janë përcaktuar qartë. Në listë shenjave dalluese të gripit janë kokaina, heroina, kanabisi, vrasje, pengmarrje, ndërtime kullash, investime strategjike, pastrim parash, ferma bitcoin, call center financiar, grupe të strukturuara kriminale, shtabe hibride kriminale elektorale..

Ndaj kujdes nga gripi. Mos konsumoni listën e mësipërme ushqimore..

Lini një Përgjigje

Forum