TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Tetor 2024, 11:46

Ilir Beqja i Xhehenem-it apo Gjergj Luci i Luciferit

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Ilir Beqja i Xhehenem-it apo Gjergj Luci i Luciferit

Pse nuk po fillon “ndeshja” mes 4 Klaneve Mafioze dhe Amerikës?!

Lufta mes 4 Klaneve Mafioze dhe Amerikës duhej të kishte përfunduar.

Nëse do respektohej të paktën kalendari i gjuetisë së peshkut, nuk do të kishim kronika të tilla si vëllai i kryeministrit është baron droge, shefi i FBI-së u pagua t’i nxjerrë karton para ndeshjes Sali Berishës, Babloku blen diplomatët perëndimorë dhe deputetët opozitarë deri kushtetutën e bën letër që idiotët e parlamentit fshijnë prapanicën e Olta Xhaçkës me të.

Kush pret të bëhemi shtet, pyetni ju që ziheni kush ndezë më shumë zjarre para votimeve që ujqërit Rama, Berisha dhe Meta të lëvizin nëpër tym?

Po, presin shumëçka, të gjithë ata që kanë regjistruar ambasadorin Donald Lu, këtu e 7 vjet më parë kur ngriti Flamurin Amerikan në betejën me pasanikët dhe hyri garant, se garnizoni i grethave që kishin thumbuar Amerikën dhe thithë pasuritë e shqiptarëve do të bëheshin fosile të historisë histerike.

Flamurin Amerikan e bëri pak “pis” Edi Rama, kur e shembi poshtë këmbëve, por që fatmirësisht e ka mbajtur në këmbë si skandal, gjigandi i informatikës Google, e ai nuk mund të ankohet tek Dumani as të kërkoi ndihmë nga Erdogani.

Në Google, mund të gjeni edhe vëlla Olsin, Zenin, Metën, Fridën, Oltën, gjithë zyrtarët e lartë të shtetit dhe ushtarët e Saliut që protestojnë me kostume firmato, madje deri edhe Engjëllin dhe Djallin.

Këta dhe gjithë tjerët, me të cilët lufta duhej të kishte mbaruar, Google i njeh si hajdutë e kriminelë, edhe pse për Altin Dumanin janë të pafajshëm.

Fjala luftë, fshatarëve u rrëqeth mishin, prandaj e kanë zëvendësuar me fjalën ndeshje.

Në 32 vjet mashtrime e grabitje nga kjo katërshe, janë hapur më shumë se 30 000 varre dhe humbur më shumë se 85 për qind e pronave të trashëguara, dhe po kaq e më shumë nga fondet publike.

Disa pasuri janë këtej e do merreshin, disa të tjera i kanë kollufitur miqtë e mafies, mentorë e ambasadorë që shqetësohen për 21 karrige të djegura dhe nuk shohin as Bablokun kur vjedh, persekuton, dhunon Flamurin Amerikan, as Olsin e Xibrakës që është kapur nga OSBE me 200 milion dollarë.

Këtej nuk gënjehet më gjatë. Olsi si vëlla kryeministri i bën “petë” diplomatët.

U mbyll sytë me shaminë e Frida Krifcës, gojën me dyllë dollarësh e kurrizin ua kruan me flori nga ai i Likes, llafosen gjithandej fshatarët, e ky është misioni ynë, të sjellim aromë fshati edhe nëpër portofolet e patronazhistëve që një ditë mileti do vihet në radhë të dhj*së lirshëm në to.

Vërtetë sot, fajdet që Babloku ka shpërndarë, sigurojnë të ardhura të mëdha.

U ka dhënë diçka edhe Aleksandër Sorosit, edhe Tony Blair, edhe diplomatëve që nuk flasin fare pse ka mbaruar  ende pa filluar, ndeshja mes mafies dhe Amerikës.

Fajdexhinjtë kanë ndërruar emrin në patronazhistë, prandaj Babloku i ka punësuar disa, deri në ambasada, që përballja e Amerikës me Mafien të mos nisë kurrë.

E ka lëshuar dorën e rëndë të krimit pa frena, pasi dikush tjetër, një amerikan më i gjatë dhe më i fuqishëm se Lu, njëfarë Charles Mc Gonigal, e garantoi se sido të vejnë punët, askush nuk guxon të shënojë një gol në portën e Bablokut.

Siguri për paprekshmëri kanë marrë edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta, se ndryshe nuk do mund të kthente gjurmët mbrapsht edhe vetë ambasadori Lu, sa të mos flasë as kush ja fshehu topin, Ilir Beqja i Xhehenem-it apo Gjergj Luci i Luciferit.

Edhe pse lojë e madhe e me hile, edhe pse në fushën me baltë të fshatit të vogël, nuk duhet anuluar, pasi të gjithë spektatorët rrinë aty me “bileta” në duar e na pyesin, po mediat çfarë kanë që nuk shkruajnë, pse nuk po fillon ndeshja mes 4 Klaneve Mafioze dhe Amerikës?!/Pamfleti

 

ilir beqja i xhehenemit gjergj luci i luciferit

Lini një Përgjigje