TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Tetor 2024, 18:48

"Peshqeshi" që i dha Rama Erdoganit për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë!

Shkruar nga Myslim Murrizi

"Peshqeshi" që i dha Rama Erdoganit për inaugurimin e

Pra Qeveria Rama i bëri “peshqesh” një firmë Turke gati fiks 60 milionë euro pa punuar tek tuneli dhe pa sjellë asnjë puntorë apo një karrocë dore, gati sa vlera e Xhamisë.

Ishalla rri me ne Presidenti Turk deri për Vit të Ri se unë dola për kafe

Që ka në FB servil, debil, mashtrues, hajdut, xhepista, llapista e patronazhista, nuk është se e kam zbuluar unë por ky është një fenomen që vërehet përditë edhe në jetën reale jo vetëm virtuale.

Por që të kishte dhe kaq shumë Taypista meqenëse e shikojnë si Mik të tufës Ramiste, se kisha menduar kurrë.

Servilizmi është ves dhe i trashëguar gjenetikisht por kur bëhet modë për tu dukur parimor apo “bujar” në mikpritje është kanceroz për çdo shoqëri.

Mirënjohja është virtyt dhe duhet shfaqur me vepra e me karar se po u bastardua e bën pis edhe atë që të ka bërë nder.

Atëherë meqë po bëni si të “indijuar” po ju jap një sqarim të vogël që Xhamia ka kushtuar rreth 60 milion euro dhe është e vërtetë që është “peshqesh” nga Qeveria Turke por edhe tuneli i Llogarasë që ju dha një firme Turke me vlerë 200 milionë euro e ndërtoi firma Gjoka me 140 milion Euro.

Pra Qeveria Rama i bëri “peshqesh” një firmë Turke gati fiks 60 milionë euro pa punuar tek tuneli dhe pa sjellë asnjë puntorë apo një karrocë dore, gati sa vlera e Xhamisë.

Pas këtij kleringu ose “peshqeshi” reciprok erdhi z.Erdogan për ta inaguruar se në fakt Xhamia ka mbi 1 vit që ka përfunduar.

Tani dilni dhe ju nga shpija se mos mbyllen furrat e bukës se Taypi është nisur për në Rinas dhe po mendon për preventivin e godinës së re të Presidencës se me çfarë do ta këmbejë si “peshqesh”.

peshqesh rama erdogan xhamia e namazgjase

Lini një Përgjigje