Garancia e Edi Ramës vjen sot nga goditja që ka marrë Partia Demokratike e Shqipërisë nga politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Iku edhe një vit, dhe Shqipëria është ende pa opozitë.
E rëndë është kjo për Partinë Demokratike!
Pse kaq të paditur politikisht janë liderët e Partisë Demokratike!
Si mund të vijë në pushtet sot në Shqipëri një parti politike kryetari i së cilës është një person i shpallur ‘nongrata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Asgjë nuk bën dot një parti e tillë në Shqipëri, përveçse po djeg vetveten politikisht, dhe po i jep kënaqësinë pakufi Edi Ramës që fiton, jo se ai di të drejtojë, por se ka përballë një konkurrent për pushtet, i cili nuk ka vota në Shqipëri sepse nuk pranohet nga Perëndimi.
Gjithsesi, kjo është politika në shoqëritë që nuk janë të zhvilluara në idetë e tyre për demokracinë. Por e vërteta është kjo: një parti e tillë, kryetari i së cilës është shpallur nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund t'i fitojë dot zgjedhjet në Shqipëri, e cila është anëtare e NATO-s dhe po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Asgjë tjetër nuk ndodh, veç asaj që garancia e Edi Ramës vjen sot nga goditja që ka marrë Partia Demokratike e Shqipërisë nga politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dhe pikërisht këtu, sigurisht që do ta ketë gjithmonë garancinë e fitores edhe Partia Socialiste në Shqipëri, sa herë që do të bëhen zgjedhjet politike dhe Partia Demokratike do të ketë si lidership politik një person i cili është shpallur person ‘nongrata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Te kemi ty opozite