TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Dhjetor 2025, 22:47

Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë!

Shkruar nga Ylli Pata
Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë!
Albin Kurti dhe Edi Rama

Rregulli i parë i një suksesi në një garë elektorale parlamentare është të dalësh parti e parë...

Para një dekade, ose më shumë, në maratonat televizive elektorale mbizotëronte analiza. Gazetar, por edhe staticienë apo njohës të politikës që njohin numrat, shifrat në terren, pritshmëritë dhe që i kanë bërë radiografinë zonave në sjelljen e tyre politikë.

Ndërkaq, që prej zgjedhjeve të 2017-s, panelet u zëvendësuan me analistët “puritanë” dhe politikanët që shajnë me libër shpie pa e çarë kokën fare. Efekt ka bërë edhe e ashtuquajtura modë, apo fiksim jo shumë i vërtetuar e bërjes “viral”.

Pra, përdorjes së gjuhës së ashpër apo fjalëve pa qime në gjuhe në efekt teatral, që batutat të marrin shikime në rrjetet sociale.

Një fenomen që natyrisht nuk ndodh vetëm në Shqipëri, pasi është bërë pjesë e funksionimit të medias në të gjithë botën, apo edhe politikës.

Diskutimi nuk bëhet më në institucione por në X apo Faceboook. Megjithatë, sado që zhurme ka efektin e vet, në thelb analiza reale dhe objektive është ajo që krijon një ide më të qartë për atë që ndodh.

Sëmundja jonë në fakt ka kapur edhe mjaft media të Kosovës, ku duhet thënë të drejtën analiza dhe diskutimi logjik është më i pranishëm se tek ne. Analistë si Dukagjin Gorani apo Blerim Latifi, edhe pse janë opozitarë dhe kundërshtar të Albin Kurtit, madje të fortë, megjithatë në diskurs janë analitikë dhe logjikë, duke mos braktisur idetë e tyre.

Rregulli i parë i një suksesi në një garë elektorale parlamentare është të dalësh parti e parë. Nëse arrihet ky objektiv, atëherë je i pari negociator për të ndikuar dhe mbizotëruar eventet. Por nuk është e thënë që të arrihet suksesi.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, Albin Kurti doli parti e parë, e arriti të sigurojë vetëm 57 mandate për të bërë qeverinë e re, në të dy herët që tentoi. Partitë e opozitës së Kosovës nuk pranuan të bashkohen për të bërë një qeveri koalicioni, edhe pse i kishin numrat së bashku me opozitën jo serbe.

Ai që kundërshtoi më shumë këtë variant ishte Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili pati drojën se afrimi me PDK-në e dëmton partinë e Ibrahim Rugovës, si në rastin pas koalicionit Thaçi-Mustafa.

ps lëvizja vetëvendosje

Lini një Përgjigje