“Mbreti” Donald po e ndryshon natyrën kushtetuese të Shteteve të Bashkuara, ka lënë në sirtar rendin botëror të ndërtuar nga paraardhësit e tij dhe sigurisht që nuk do të ndalet as pas humbjes së tij të mundshme në zgjedhjet e mesit të mandatit për Kongresin. Ndërkohë, ai vazhdon të tallet nga Putini...
Republika amerikane lindi 250 vjet më parë, më 4 korrik 1776, dhe pavarësisht luftës së tmerrshme civile të gjysmës së dytë të shekullit XIX-të, ajo nuk ka ndjerë kurrë nevojën për të kaluar në një republikë të dytë, të tretë, të katërt apo të pestë, siç ndodhi brenda pak viteve me demokracitë evropiane si Italia dhe Franca.
Pra 250 vjet Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe 250 vjet një republikë e vetme. Pastaj erdhi presidenca e dytë Trump dhe republika rrezikon të jetë e fundit. Ajo që Trump po i bën Amerikës është e pashembullt.
Nuk ka kuptim të rendisim këtu të gjitha vendimet subversive, që mezi arrijmë t’i raportojmë nëpër gazeta çdo ditë, sepse është pothuajse e pamundur të ndjekësh të gjitha shkeljet e bëra në Shtëpinë e Bardhë.
Çdo ditë, Trump nuk bën 1, as 2, 3, 4 apo 5. Çdo ditë ai merr të paktën 10 vendime, ku secili në kohë më pak të çmendura, do t’i kishte dhënë fund karrierës së çdo politikani. Shumëzoni 10 shkeljet në ditë me 11 muajt që kanë kaluar që kur Trump është në detyrë dhe llogaritni peshën e goditjes së vazhdueshme ndaj sundimit të ligjit, bashkëjetesës civile dhe sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Kam shkruar disa herë, duke filluar nga viti 2016, se Trump është katastrofa më e madhe që i ka ndodhur Amerikës dhe pjesës tjetër të botës në 20 vitet e fundit; një tragjedi morale dhe civile që ka shkaktuar dëme të papara në reputacionin e Shteteve të Bashkuara.
Këto dëme do të kenë efekte shkatërruese për brezat që do të vijnë, dhe nuk do të jetë e lehtë të ndreqen as kur herët a vonë, Trump të jetë jashtë loje. Presidenti i parë “anti-amerikan” i Shteteve të Bashkuara po e çon republikën e lavdishme dhe të lashtë drejt një monarkie absolute, të ndërtuar rreth familjes së tij dhe të rrethuar nga një oborr personazhesh më të përshtatshëm për emisionin “La Zanzara” (Mushkonja” të Xhuzepe Kruçianit sesa për qeverinë e një vendi të civilizuar.
Por me rrethanën rënduese se këta njerëz, ndryshe nga “cirku” i Kruçianit, kanë në dorë kodet e bombave atomike dhe kur mërziten, bombardojnë rastësisht, siç ndodhi së fundmi
në Venezuelë dhe Nigeri. Tek e fundit, janë ata vetë, njerëzit e afërt të Trumpit, që po u shpjegojnë amerikanëve se nga çfarë përbëhet ky “oborr makthesh” që pushtoi Uashingtonin në janar.
Si të mos mjaftonin veprimet e përditshme para syve të të gjithëve (i fundit është bombardimi në Nigeri nga “fituesi i ardhshëm i Çmimit Nobel për Paqen” për mbrojtjen e të krishterëve, rastësisht në Ditën e Krishtlindjeve, dhe zbulimet e fundit në lidhje me rastin e Xhefri Epshtein, “shokut më të mirë të Donit”, siç e quajti veten pedofili milioner që kreu vetëvrasje në burg).
Pra, le t’i marrim si të vërteta fjalët e shefes së stafit të Trump, Suzi Ualjs, e cila u shpreh për revistën “Vanity Fair” se J.D.Vans është një “teoricien konspiracioni”. Rasëll Vaug, drejtori i plotfuqishëm i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit - presidenti i vërtetë për çështjet e politikës së brendshme - nuk është thjesht një fundamentalist, por “një fundamentalist absolut i ekstremit të djathtë”, ndërsa vetë Trump, sërish sipas shefes së tij të kabinetit, edhe pse nuk konsumon alkool, e qeveris vendin dhe botën “me personalitetin e një alkoolisti”.
Tragjedia njerëzore e shërbëtorëve të Trumpit është e populluar edhe nga alkoolistë të vërtetë, racistë të hapur, simpatizantë nazistë, më qëndrime kundër vaksinave, mbështetës të Putinit, miq të Asadit, urrejtës serialë dhe psikopatë të çdo lloji.
Në mesin e gjithë kësaj, Volodimir Zelenski u rikthye në Amerikë për të zbuluar një tjetër “blof” trumpist në lidhje me të ashtuquajturën paqe në Ukrainë, ndërsa Vladimir Putin vazhdon të bombardojë civilët ukrainas.
Ndërkohë, ndihmësit e tij shpjegojnë në televizion se Ukraina nuk ekziston dhe se sapo të shkatërrohet plotësisht, ajo do të demonstrojë “miqësinë vëllazërore” me Moskën. Shkurt, siç betohet Trump “ndihet dëshira e fortë e rusëve për paqe”.
Ajo që mbetet e paqartë, është se përse Trump po e luan kaq hapur lojën e Moskës. Ekzistojnë vetëm tre mundësi: ai është plotësisht idiot, mendon se po bën biznes me Putinin, ose është një aset rus. Që të treja këto janë ndoshta të vërteta.
Ndërkohë, Trump po vendos sanksione ndaj aleatëve evropianë, jo ndaj rusëve apo kinezëve, dhe po gënjen mbi mikun e tij të vjetër, Epshtein. Nuk është çudi që si rezultat i të gjitha këtyre - duke përfshirë qasjen e kufizuar ekonomike jo vetëm tek “ëndrra amerikane”, por edhe tek nevojat themelore - sondazhet po sinjalizojnë një rënie të menjëhershme të popullaritetit të Trump përpara zgjedhjeve të mesit rë mandatit të nëntorit të ardhshëm.
Pasi u mburr se kishte rikontruktruar Qendrën Kenedi, Trump tha për Politico se zgjedhjet e ardhshme do të përcaktohen nga çmimet me pakicë në supermarkete. Dhe këto çmime po rriten ndjeshëm, për shkak të tarifave që ai vetë vendosi në “Ditën e Çlirimit”, e cila ka mbetur në kujtesën e amerikanëve si pika e kthesës së presidencës së tij.
Një realitet prej të cilit, edhe një gënjeshtar i sprovuar si Trump do ta ketë të vështirë të shpëtojë. Ka shumë të ngjarë që Trump të humbasë kontrollin e Kongresin vitin që vjen, madje të zvogëlojë epërsinë e tij në Senat. Pra goditja politike do të jetë e rëndë dhe do të ngjallë shpresë për rivendosjen e ligjshmërisë kushtetuese dhe dekorit institucional.
Por është po aq e mundshme që “Mbreti Donald” të mos interesohet fare për humbjen. Ai mund t’ia atribuojë atë ndonjë mashtrimi dhe ta teprojë duke theksuar stilin e tij perandorak, bazuar në dekrete ekzekutive si ato të satrapëve lindorë që ai admiron.
Satrapët, që për qëllime biznesi, i pret me kënaqësi në Shtëpinë e Bardhë. Viti 2026 do të jetë i ndërlikuar për Amerikën, Ukrainën dhe Evropën. Megjithatë, rezistenca është aktive dhe në rritje, duke filluar nga Ukraina, Polonia dhe shtetet balltike. Lëvizja “Jo Mbretër”, ekziston sepse amerikanët janë besnikë ndaj Republikës Federale dhe kundër monarkisë.
Gjithashtu, ka shumë evropianë perëndimorë të vetëdijshëm për rëndësinë jetike të sfidës që Putini dhe Trump i paraqesin modelit liberal-demokratik, por shpesh ata janë të izoluar brenda komuniteteve të tyre politike.
Pastaj ka shumë “idiotë të dobishëm”, miq të regjimit të Putinit, antikapitalistë, anti-perëndimorë si Marin Lë Pen dhe Zhan-Lyk Melensho (apo Mateo Salvini dhe Xhuzepe Konte), të cilët ndotin burimet e informacionit dhe shpresojnë në fundin e botës së lirë - disa nga bindja, disa nga ideologjia dhe disa nga oportunizmi.
Megjithatë, bota e lirë nuk është zhdukur ende plotësisht. Edhe pse e dobësuar, ajo është e vendosur në Kiev dhe Bruksel, jo më në Uashington. Ajo mund të mbështetet te ata pak njerëz që nuk pranojnë kapitullimin dhe tek ata nuk i nënshtrohen bipopulizmit./Përshtati Pamfleti nga “Linkiesta”
Demet qe ju permendni ketu nuk jane deme, jane riberje e sistemit dhe rikthim i vlerave qe e majta liberale bashke me homoseksualet dhe islamiket i shkeli me kembe dhe ktheu boten permbys. Trump dhe konservatoret po rikthejne jeten ne normalitet,kaq. Boll me propaganden bastarde majtiste.
Ne Kiev dhe ne Bruksel eshte zhvendosur blloku majtist liberal HAJDUT i Ursules dhe atyre qe i lepihen,,bastarde te majte hajdute, homesksuale dhe islamike qe po shkerrmoqin evropen si ekonomi dhe per me keq po e shkerrmoqin si kulture shpirterore,plera,bastarde.
Kusar dhe degjenerata kudo që jeni nëpër botë, të gjithë bashkohuni kundër: Donald Tramp. Donald Tramp me shokë jua hoqi nga duart SHBA për t'ia kthyer popullit amerikan. Amaneti i etërve themelues të Amerikës u përmbush.Lavdi kontributorëve. Qaj z.Rocca por edhe pusho, se të bën dëm për shëndetin. Mos prit ti bien hallatet dashit, se do ngelesh si dhelpra.