TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Dhjetor 2025, 13:07

Shqipëria të mësojë nga Kosova, boll me pazare mes qensh që i shisni si konsensus

Shkruar nga Myslim Murrizi

Shqipëria të mësojë nga Kosova, boll me pazare mes qensh

Gjatë gjithë ditës asnjë kontigjent kriminel nuk erdhi vërdallë si qen rrugësh siç vijnë në çdo palë zgjedhje në Shqipëri me makina të blinduara e xhama të zinj për presion apo për të blerë vota.

Kosova vendi me demokraci për t’u pasur zili nga jo pak vende të Europës.

Kosova modeli brilant i proceseve zgjedhore me një kod zgjedhor super demokratik ku vota e sovranit ka vlerë dhe zgjedh përfaqësuesit e tyre.

Në orën 19:00 u mbyll procesi i votimit. Në orën 22:00 u shpall rezultati dhe menjëherë fituesi filloi festën ndërsa humbësit pranuan rezultatin e votës së qytetarëve dhe deklaruan se mbajnë përgjegjësi për humbjen duke konsideruar dorëheqjen si institucion demokratik.

Gjatë gjithë ditës asnjë incident dhe asnjë individ apo kontigjent kriminel nuk erdhi vërdallë si qen rrugësh siç vijnë në çdo palë zgjedhje në Shqipëri me makina të blinduara e xhama të zinj për presion apo për të blerë vota.

Çdo votë u numërua në qendrën e votimit për 3 orë dhe jo në qendrat e grumbullimit siç ndodh në Shqipëri ku vazhdoi numërimi dhe rinumërimi 3 muaj rresht për të krijuar qëllimisht konfuzion e për t’u dhënë mundësi zagarëve numërues të vjedhin vota.

Një administrim procesi korrekt nga një komision zgjedhor pa fëlliqësira si KAS apo rregullator i halleve që ka Shqipëria që nxjerrin rregulla pasi ka mbaruar votimi.

E pse Kosova bën zgjedhje të lira demokratike dhe pa probleme e pa kontrastime, ndërsa Shqipëria nuk bën dot as votime?

Sepse Kosova nuk ka kryetarë partish qelbësira dhe hale që duan me çdo kusht të kenë në parlament secili tufën e tij të qelbanikëve dhe haleve pa vota dhe pa i votuar askush, por të emëruar nga firma e hale-kryetarëve prej vitit 2009.

Ju të degjeneruar anëtarë të mender komisionit të reformës zgjedhore që caktoni ekspertë leshi vetëm për t’i paguar nga taksat e shqiptarëve boll na hapët barkun duke shpikur lloj-lloj maskarallëku që surrati juaj fundërrinë të jetë deputet pa vota.

Merrni kodin zgjedhor të Kosovës dhe keni marrë modelin më të mirë në Europë për procesin zgjedhor si themel i demokracisë funksionale.

Edhe ju kryetarë të partive boll na çatë trapin me pazare mes qensh që na i shisni si konsensus vetëm për interesat tuaja prej qelbanikësh.

 

3 Komente

  1. X
    Xh. Seferi .

    Kosova eshte me demokratike se ka leviz me shum se ne dhe gjith diaspora e kosoves esht ka pa boten ndersa ne hecim akoma me monizmin , as nji gje te mir nuk do kemi nese nuk ndryshojm mendim . Nga mendim i pervecem ne mendim te pergjithshem . GJITH JEMI SHQIPTAR NGA VERIU NE JUG TE VLERSOHEMI NJI LLOJ .

    1. E
      Eduarti

      Je i papame z. Murizi. po kuj me ju thene aman.... u hodhen firmat per avokatin e popullit dhe askush nuk mban pergjegjesi, si ka mundesi keto mender ligjvenes asnjeri nuk e pa se per cilin hedhin firmat por dalin pa pike turpi dhe thone na falini, pse nuk reagui ai deputeti i dibres per te cilin u shpreh ai mender endrit Shabani ne tv qe z, meziu ma konfirmoi ne kafe mbeshtetjen pasi kam pire mbi 30 here kafe me tedhe me tha per mua ta gezosh, kush jane keto plehra qe flasin ne emer te ' popullit" dhe vendosin firmat ne emer te tij? pthuu fare e keqe....

      1. F
        Fatmir

        Ne nga lukunia e pushtetit kemi mbetur 30 vjet prapa Kosoves per demokraci. Duhet gropos kjo kaste politikanesh qe qellimin e tyre e kane vetem te vjedhin te pasurohen sa me shume ne kurriz te ketij populli te varfer. Per 12 vjet vendi yne shkoi 40 vjet prapa(perveç Djelles qe eshte 20 vjet para!!!)

        Lini një Përgjigje