TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Korrik 2024, 15:42

Atentati ndaj Presidentit Trump si triumf i gjuhës demonizuese!

Shkruar nga Agron Gjekmarkaj

Atentati ndaj Presidentit Trump si triumf i gjuhës demonizuese!

Muaj më parë në një manifestim paqësor të PD një qytetar goditi me grusht Sali Berishën, ish President e ish Kryeministër e Kryetar i Opozitës. Disa morën anën e agresorit dhe jo të viktimës. Nuk e di në e telefonoi njeri Sali Berishën?!

Sot e gjithë Bota u zgjua në ankth. Ish Presidenti amerikan Donald Tramp dhe njëkohësisht favorit kryesor per zgjedhjet e nëntorit në SHBA u qellua me snajper nga një atentator 20 vjeçar. Një ngjarje e tillë në vendin simbol të demokracisë ka shumë lexime e lë shumë lëndime.

Një djalë i ri me karakteristikë themelore urrejtjen u bë vetë viktima e saj por njëkohësisht , rrezikoi jetën e ish Presidentit, dhe provokoi ekuilibrat në fushatën elektorale amerikane duke hapur debate e shtuar pikëpyetje!
Por bashkëkohësia politike duhet të mësojë diçka nga e gjitha kjo.

Donald Trump po demonizohet nga media, nga gjykatat, nga artistë e intelektualë pranë së majtës e fondacionit Soros në Amerikë.

Në përgjithësi në shumë vende vitet e fundit edhe në Europë vihet re një braktisje e “kalorësisë” politike e cila ka për qellim kalkulimin politik dhe pushtetin.

Betejat politike po marrin tone shumë të ashpra radikalizimi. Atentati është deshmi e tij. Telefonata solidarizuese e Presidentit Biden , lutja e tij per sherim të shpejtë demostrim i madheshtisë së Amerikes! Po kaq denimi me forcë nga ish Presidenti Obama e Zv Presidentja Kamala Harris. Me sa shihet propaganda e urrejtjes gjen tokë pjellore dhe ja del në shperlarjen e trurit duke prodhuar vrases e destabilitet, duke provokuar sistemin demokratik.

Muaj më parë në një manifestim paqësor të PD një qytetar goditi me grusht Sali Berishën, ish President e ish Kryeministër e Kryetar i Opozitës. Disa morën anën e agresorit dhe jo të viktimës. Nuk e di në e telefonoi njeri Sali Berishën?!

Qytetarëve të tillë më pas u gjinden sëmundje mendore, quhen të çmendur dhe janë të tillë, edhe kur nuk janë, por duhet shkuar në origjinë !

Pyetja është nga ata ushqehen shpirtërisht e mendërisht dhe pse mendojnë se po kryejnë “një të mirë” publike, pse po vetëofrohen si “heronj”?! Si ju lind guximi?

Lehtesia me të cilën politik , media apo segmente të drejtësisë bëhen palë sulmojnë kundërshtarët, si “armiq” si e “keqe absolute” po krijon monstra duke vënë në rrezik jo thjesht rendin publik po shumë më tepër se aq.

Kriminelet që kanë per idhuj politikanë me gjuhe të ndezur, gjyqtare, artiste që perkufizojnë si djall atë qe se duan, që duan ta shkaterrojnë njerzisht që të perfitojnë politikisht apo i pengon në planet e veta besojnë se po plotesojnë deshirat e tyre dhe marrin lavdi historike!!

Akti i rëndë e tragjik që ndodhi në Amerikë me gjasë do shenjojë mënyrën e sjelljes kudo, do ti nxisë në reflektim. Sot lidershipi i Botes reagoi në unison.

Kjo duhet të ndodhe edhe tek ne ku një themelues i Opozites Azem Hajdari u vra para selise së PD në vitin 1997 , ku një tjeter goditet egersisht e ku gjuha demonizuese mbreteron sovrane!

Kriminelet në Shqiperi janë aktiv per hesap të tyre shto edhe të indoktrinuarit çfarë mishele të rrezikshme krijojnë. Rastet i kemi reflektimin jo. Fati u tregua zemergjegje me Donal Tramp pse jo edhe me Ameriken e qyteterimin perendimor por nuk duhet të jemi në meshiren e fatit por te mekanizmit të arsyes që nuk e demonizon kundershtarin duke e shnderruar atë në tabele qitjeje!!

atentat presidentit trump triumf

Lini një Përgjigje