TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Tetor 2023, 17:00

Grehina politike mediatike e krimit dhe korrupsionit

Shkruar nga Ilir Demalia

Grehina politike mediatike e krimit dhe korrupsionit

Median dhe administratën shtetërore e ka sunduar narcicizmi dhe delirimi skicofrenik...

Politika dhe media në Shqipëri, përpos që është kriminale, pasi ushqehen dhe ushqejnë njëri-tjetrin nga paraja kriminale dhe korrupsioni shtetëror është e sunduar nga injoranca funksionale e brezit post 1990.

Sistemi edukimit tashmë ka kaluar nivelet më të ulëta, fakt qe e tregoi edhe statistikat e fundit ku Universiteti Shtetëror i Tiranës ka zbritur 200 vende në Europën Lindore, ndërsa Universitetet Private janë kioska që shesin diploma dhe prodhojnë kastravecë kunguj në kungullimin shoqëror, kulturor, politik, mediatik.

Median dhe administratën shtetërore e ka sunduar narcicizmi dhe delirimi skicofrenik. Në vend që vëmendja dhe objektivi të jetë për të ushtruar fuqinë që të jep pushteti i katërt për ti shërbyer transparencës dhe edukimit publik, mos flasim këtu për bastardizimin që i bëjnë gjuhës shqipe duke përdorur fjalë të huaja ne italisht-anglisht vend e pa vend për t’u treguar të “kulturuar dhe sofistikuar”, më e rënda është se janë në shërbim të bandave politike duke përfituar financiarisht nga korrupsioni i tyre shtetëror dhe nga grupet kriminale të trafiqeve qe drejtojne Showbiz-et dhe duke mbajtur si velina …

Me këtë para shpenzojnë për të rregulluar fytyrën me botoksimeve dhe paradave firmato në banaqet e tallavave te darkës dhe në Parlament. Nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm se duken dhe më shumë një shëmti estetike dhe injorance në nivel velinash të banditëve politik dhe trafikantëve të krimit nga ushqehen.

Në Parlament aty ku duhet të bëhen ligjet dhe diskutime për ligje për përmisimin e qeverisjes, zhvillimin e vendit dhe prosperitetit qytetarëve, aty diskursi politik është i nivelit me ordiner dhe kriminelesh qe duhet të jenë të mbyllur nga drejtësia qe dhe kjo është si si këta dhe e prodhuar dhe ushqyer nga këta.

Lini një Përgjigje