TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Tetor 2023, 16:04

“Flakë në det” të Dalipit, kë djegin në tokë, drejtësi, polici, parlament, qeveri?!

Shkruar nga Basir Çollaku

“Flakë në det” të Dalipit, kë djegin në

Grupet kriminale nga së paku viti 2014 e këtej, kanë pasur peshë vendimmarrëse në emërime drejtuesish policie. Janë përfshirë edhe në procesin e vettingut në drejtësi ku kanë paguar shtrenjtë, miliona euro, për largime apo qëndrime prokurorësh e gjyqtarësh, sipas axhendës së tyre.

Duke dëgjuar dje drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Muhamet Rrumbullaku, në një njoftim për shtyp, për rezultatet e një operacioni të madh antinarkotik, me partnerët italianë të Guardias dhe agjencinë evropiane FRONTEX,  më tërhoqi vëmendjen një nga emrat, të cilin ai përmendi se ishte shpallur në kërkim. Arben Dalipi nga Vlora. Edhe Gëzim Çela ka qenë në kërkim prej kohësh i dënuar dhe në kërkim.

Po Arben Dalipi?!

Arben Dalipi ka qenë një nga kallëzimit publike të oficerit antidrogës Dritan Zagani, në shtator 2015. Ka qenë në dosje edhe në Itali. Ka qenë hetuar përgjuar nga Krimet e Rënda por fashikujt për të i fshihte një dorë me shumë pushtet brenda pushtetit. Janë drejtues policie sot që kanë bërë karrierë se mbrojtën Dalipin, Habilajt e Tahirin. Mohuan çdo gjë ndonëse drejtësia italiane ua rrëzoi alibitë servile dhe të rreme. Këta janë në Polici taksistë të ndonjë trafikanti tjetër sepse nuk rrinë bosh. Arkivi Krimeve të Rënda dje duhet të jetë në SPAK sot. Kjo është rrethanë për të rimarrë ato përgjime dhe për të zbardhur sërish të vërtetën

Kush e mbrojti?

Kujt i shërbente?

Me kë bënte trafik?

Kë deputet apo ministër kishte pas vetes?

Me kë bënte e bën biznes?

Kush i hoqi përgjuesit në vila skafe e gomone droge e armësh?!

Kush nuk donte te zbuloheshin dhe kapeshin në banesën e tij sipas të dhënave policore, armë, drogë dhe miliona euro??!! Në një rast mbi tre të tillë siç thotë Zagani në denoncimin e tetë viteve më parë.

Cilët oficerë, prokurorë, gjyqtarë kanë kryer vepër penale duke mos vepruar?!

Janë afër 10 vite aktivitet në trafik droge e pastrim parash, i patrazuar nga kombëtarët dhe lagemi nga euforia kur na e sjellin pakon gati ndërkombëtarët. Edhe kjo nga Guardia ka ardhur. Mos nxjerrim nga kujtesa rreth këtyre dosjeve lidhur me Shqipërinë u arrestua kohë më parë në Itali gjenerali i Guardias Fabrizzio Lisi. Kjo nuk është limonadë. Një projekt për një shkollë marine në Vlorë kamufluar nën surratin e një shoqate dhe parkingu i skafeve jo turistike bëhej legal. E të tjera plot…

Grupet kriminale nga së paku viti 2014 e këtej, kanë pasur peshë vendimmarrëse në emërime drejtuesish policie. Janë përfshirë edhe në procesin e vettingut në drejtësi ku kanë paguar shtrenjtë, miliona euro, për largime apo qëndrime prokurorësh e gjyqtarësh, sipas axhendës së tyre. Proces kontrolli ky, i munguar në polici, nga ndikimi i lobingjeve të këtyre grupeve mafioze interesi. Kjo i ka bërë aksionerë në çdo pushtet. Dy armë të tipit pistoletë, një shumë e madhe parash pa shifër konkrete, 25 celularë, 23 kilogramë hashash, ishin sekuestrimet e deklaruara. Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç ka përfunduar në pranga, si pjesë e grupit dhe taksist sigurie i tyre. Lajmin e zmadhoi dalja para medies e drejtuesit të policisë. Ndonëse ka shumë ngjarje të tjera të rënda kur mungojnë nxitimet para kamerave. Rasti ekstrem i pa hetuar, duke refuzuar dhe interesin e përsëritur dhe ndihmën amerikane është ai i sistemit të të dhënave TIMS, vjedhjes private me porosi. Ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ Visho Ajazi mes të tjerash kishte dërguar në Prokurori një listë me afro 200 oficerë e drejtues policie të dyshuar për lidhje me trafikun e drogës. Nga dosja “ Metamorfoza” materiale të zbardhura nga partnerët, janë mbi 300 oficerë e drejtues policie në lidhje me Krimin e Organizuar. Kjo gjendje është ortakëri pushteti. Me lidhje dalin nëpër dosje ministra, deputetë, bashkiakë, biznesmenë. Amerikanët kanë afër 5 vite ku pëshpërisin për një listë me rreth 300 personash të pa pëlqyerish, për arsye kriminale e korruptive, me emra politikanësh, biznesmenësh, zyrtarësh të lartë, mes tyre të drejtësisë. Shumë ofiqarë karrigesh publike sot, mund dhe duhen përballur me hekurat nesër. Ndonëse Reforma në Drejtësi duhet hetuar nga SHBA dhe BE duke e ribërë seriozisht.

Si e kemi nisur po bëjmë një ishull me pushtetarë e mafiozë në kërkim. Ata bashkohen dhe në arrati. I bashkon paraja..

gezim cela drtian metaj dalipi

Lini një Përgjigje