TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Dhjetor 2024, 13:57

Edhe për sa kohë shqiptarët duhet të jenë tre shtete dhe të shpërndarë?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Edhe për sa kohë shqiptarët duhet të jenë tre shtete

Çdo shqiptar duhet ta dijë që, që nga Ilira e deri në Arbëri, ne shqiptarët kemi qenë superfuqi.

Ende nuk ka një doktrinë panshqiptare që të përgjigjet kësaj pyetjeje:

Dhe për sa kohë ne shqiptarët duhet të jemi tre shtete shqiptare dhe të jemi të shpërndarë?

Janë tre shtete shqiptare sot në Gadishullin Ilirik:

Shqipëria

Kosova

Maqedonia e Veriut

E shihni që janë bere tre shtete shqiptarësh?

Sepse ne nuk kemi qenë të aftë për të krijuar shtetin tonë etnik: Shqipërinë e plotë.

I.

Sot në arenën ndërkombëtare:

Janë dy shtete shqiptare dhe ende nuk ka një doktrinë të përbashkët për t'u kujtuar se është shqiptaria dhe gjuha shqipe që na bashkon, si etnia më e vjetër në Evropë që ne shqiptarët jemi.

Dhe dihet si e vërtetë historike se:

Janë shumë territore shqiptare ata që janë gjymtuar nga antishqiptarizmi franko-rus?

Çdo shqiptar duhet ta dijë që, që nga Ilira e deri në Arbëri, ne shqiptarët kemi qenë superfuqi.

Janë disa shtete në Ballkan e në Evropë që nuk do të ishin formuar pa forcën tonë dhe kjo na ka dëmtuar në psikologjinë sllave.

Duhet të kujtohemi se shtetet sllave në Ballkan janë territore të shqiptarisë; dhe kjo i shqetëson deri në pasion antishqiorar sllavët nga Beografi në Moskë.

Po, pse pavarësinë e Greqisë nuk e dini që e kanë sjellë arvanitasit e mëdhenj Kollokotroni e mijëra të tjerë si ky?

Histori e hidhur ka qenë mënjanimi i tyre nga mbreti i parë gjerman i shtetit grek...

II.

Por historia po ecën për shqiptarinë dhe koha historike po shihet që po na çon sërish tek Iliria, Dardania, dhe Epiri i Piros së famshëm.

Prisni dhe shikoni...

Se tendencat historike që kanë dhënë suksesin e parë, do të shkojnë deri në fund.

Dhe tani, ne shqiptarët jemi të ndarë e të shpërndarë.

Por në të vërtetë tani jemi dy shtete shqiptare: Shqipëria dhe Kosova.

Dhe kurrë mos e harroni se janë disa analistë historianë anglezë që kishin deklaruar se Lufta e Tretë Botërore do të shpallej për Kosovën.

Dhe ajo u shpall, sepse Uashingtoni bombardoi Beogradin për të sjellë pavarësinë e Kosovës.

Dhe kjo kohë nuk është mbyllur, sepse, siç e theksuam:

Kjo tani është një Tendencë Historike.

Tendencat historike, si rregull, mbajnë me vete bashkimin e të njëjtit popull në një shtet të madh etnik.

Dhe...

Shqiptaria po e pret!

Lini një Përgjigje