TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Gusht 2024, 20:15

E neveritshme të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje

Shkruar nga Fitim Zekthi
E neveritshme të përkrahësh fashistë apo shovinistë
Foto Ilustrim

Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, te përkrahësh njerëz apo grupe që mbrojnë teza që nuk kanë të bëjnë fare me interesin kombëtar, përkundrazi i fryjnë zjarrit shovinist, është mungesa më e rendë e moralit.  

Në politikë mund të kuptohen shumë gjëra, mund të konsiderohen pjesë e luftës partiake, mund të përdoren mjete apo sjellje të diskutueshme, mund të justifikohen teprime në komunikim apo llogari taktike elektorale (sidomos për një politikë si e jona), ndonësë edhe nuk duhet të jenë të pamoralshme.

Por të mos kesh kufi dhe të fusësh në ketë lufte edhe atdheun, edhe kombin, edhe historinë, edhe çdo sakrificë të bëre me qindra vite për vendin është akt i ulët dhe i neveritshëm.

Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, te përkrahësh njerëz apo grupe që mbrojnë teza që nuk kanë të bëjnë fare me interesin kombëtar, përkundrazi i fryjnë zjarrit shovinist, është mungesa më e rendë e moralit.  

Vetëm këtu nuk duhet arritur kurrë. Nuk ka më gjë të gërdishme dhe të urryer se kjo. Ketë vdes gjithçka. 

Lini një Përgjigje