Kjo dosje u mbyll me arrestimin dhe dënimin e 8 “ viktimave” nga ish hetues Kraja sepse ka lidhje me një tender tjetër të realizuar nga e njëjta dorë në Ministrinë e Brendshme në dhjetor 2020 rreth dy javë pasi komunisti Kraja ishte emëruar drejtues i SPAK-ut
Si ditë e shtunë sot po ju ftoj ju miqtë dhe “armiqtë” e mi të harxhoni 9 minuta kohë kur ta keni mundësinë për të dëgjuar fjalimin tim të korrikut 2020 mbi një vjedhje tashmë te vërtetuar, atë që më pas e denoncova në SPAK si një nga aferat me të mëdha korruptive, tenderin e uniformave të policisë.
Por fatkeqësisht enveristi Kraja dhe ish kandidati për deputet e ish hetuesi fundërrinë i komunizmit që ishte mender drejtues i SPAKUT për të mbuluar hajdutët e vërtetë arrestoi një vit me vonë 8 fatkeq që asnjëri prej tyre nuk ishte në denoncimin e bërë nga unë.
Po të këtë këllqe Dumani ta rihap atë dosje do të shoh që 3 ish ministra të Mbrojtjes, ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe një ish drejtor i burgjeve i kanë dhënë një firmë që nuk ka lidhje me rrobaqepësinë jo pak por 90 milionë euro.
Kjo dosje u mbyll me arrestimin dhe dënimin e 8 “ viktimave” nga ish hetues Kraja sepse ka lidhje me një tender tjetër të realizuar nga e njëjta dorë në Ministrinë e Brendshme në dhjetor 2020 rreth dy javë pasi komunisti Kraja ishte emëruar drejtues i SPAK-ut, me vlerë mbi 8 milionë euro për “ rikonstruksion” të godinës se SPAK-ut dhe blerje mobiliesh që janë jashtë standardit dhe pothuajse sot janë të prishura.
Ndërkohë që e gjithë godina e SPAK-ut me gjithë vlerën e tokës kur është ndërtuar nga fondet e BE ka kushtuar rreth 9 milion euro.
Mirëpo spurdhjak deputetët nuk guxojnë të flasin se gati gjysma e tyre kanë probleme me hajdutëlliqet e veta.
Lini një Përgjigje