
O i nderuar ZQ i KLP, ato “filmat” si parimor i madh, duke ikur nga një mbledhje “fallco”, shitja te tredhurit deputetë, jo publikut...
U habita shumë sot kur në mbledhjen e KLP, njëri nga anëtarët e saj nuk mori pjesë në një votim “leshi” për të pranuar dokumentacionin e 4 kandidatëve për kreun e SPAK-ut, nën pretekstin se, sipas tij, kanë shkruar mediat që tre anëtarë të komisionit në SPAK kanë shpallur si “fitues” djalin e Zeqirit për në BKH.
E para, kjo është shkresa ku 3 BQ të SPAK-ut kanë firmosur që djali i ZQ të KLP është “fitues”.
E dyta, ligji për konfliktin e interesit kërkon që ZQ i KLP të japë dorëheqjen fare nga KLP, sepse KLP është në konflikt interesi me të gjithë trupën e prokurorisë në Shqipëri, përfshi edhe SPAK-un me gjithë BQ-të e tij, sepse KLP është organi epror dhe organi i emërtesës së çdo prokurori në Republikën e Shqipërisë.
Por ZQ nuk e mendon si rast të tillë dhe mjaftohet duke bërë show me largimin nga kjo mbledhje që, në thelb, nuk ishte vendimmarrëse.
Por ky fenomen nuk është i pari. Po të investigosh sado pak, do shohësh që plot familjarë të anëtarëve të KLP apo ish-anëtarëve të KLP, që nga krijimi i këtij institucioni, si bashkëshortët, bashkëshortet, djemtë, vajzat, vëllezërit, motrat, kunetërit e baxhanakët e tyre, kanë “fituar” për në BKH apo si OPGJ në “garën” që është zhvilluar mes kandidatëve.
U habita që askush nga deputetët e opozitës nuk i bëri asnjë pyetje sot në Komisionin e Ligjeve znj. Bogdani, që është kryetare e KLP, qoftë për rastin e ZQ, qoftë për komisionin e BQ-ve të SPAK-ut që bëjnë “qoka” në emërime.
Por siç duket, të tredhur deputetët nga frika dhe hallet që kanë në SPAK, ndoshta e dinë SPAK-un mbi KLP.
Jo ore spurdhjakë deputetë, jo!
KLP është organi që emëron, kontrollon, transferon, ndëshkon dhe shkarkon çdo prokuror të Shqipërisë, përfshi edhe BQ-të e SPAK-ut, nëse nuk do ishte i përbërë nga ZQ të këtij lloji, por me burra e gra me dinjitet e integritet moral e profesional.
Edhe drejtuesin e SPAK-ut me 8 vota e shkarkon si kokërr fiku në fillim apo në mes të mandatit, pa pritur të dërdellisë 3 vjet për “suksese” imagjinare, sa kohë që prej 8 muajsh, nga 10 shkurti, nuk ka bërë asnjë “goditje” ndaj hajdutëve të pushtetit.
Madje, që ta dini ju deputetë leshi, që më i madhi fare sipas Kushtetutës në këtë drejtësinë e “re” është Tur Metani, konstruktori që ju nuk belbëzuat asnjë fjalë për të gjithë qelbsirllikun e kësaj drejtësie të “re”, kur Tur Metani ishte në “raportim” në komision, e që mu duk se ju kishte thirrur ai ju për të raportuar.
Prandaj, o i nderuar ZQ i KLP, ato “filmat” si parimor i madh, duke ikur nga një mbledhje “fallco”, shitja te tredhurit deputetë, jo publikut.
Ti duhet të ikësh nga KLP dhe t’i hapësh rrugë Konferencës së Prokurorëve të Shqipërisë të zgjedhin një anëtar tjetër me votim si anëtar të KLP, nëse djali juaj, Ditmiri, është shpallur “fitues” dhe ka filluar punë si agjent i BKH.
P.S. Sqarim:
Për shkurtim, ZQ është z. Zeqir Hoda dhe BQ janë tre Beqirat e SPAK-ut në komision që kanë shpallur “fitues” djalin e ZQ.
Zeqir Hoda eshte juristi dhe punonjesi me i mire i administrates shqipetare, eshte nder te paktet qe ka kaluar vetingun pa asnje problem. Djali i tij Ditmiri eshte jurist i ekselences dhe ka te drejte te konkuroje ku hapet gare kudo.
Mandi eshte emri pas te cilit fshihet Zeqiri apo Ditmiri jurist i "ekselences"?! Kjo eshte dilema!!! Kush e gjen, do e qeras me nje birre ????
Mandi i nderuari Myslym Murrizi nuk flet per aftesine apo aaftesine por per shkelje te rende te ligjit qe e ndalon konfliktin e interesit. Nuk eshte vetm Zeqir Hoda i erfshire ne konflikt interesi por 98% e kokave te drejtesise se re. Nuk e keni ndigju ate skandalin e Ermonela Felajt me nje duzin familjar te vetet te emruara ne sistemin e drejtesise. Po sa ka te tjere, sa tdush, per kta e ka fjalen i nderumi Myslim qe ja lumsha per guximin. Se shqipot e tjere rin goje kyç se jan dhjaksa, trima kafenesh, quraviten per me zgjidh hallet gjyqsore me pare e miq. Respekt Myslym Murrizi.