TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Janar 2025, 16:01

Djemtë e ish-spiunëve të Sigurimit, i janë qepur Engert Pëllumbit me bukë në trastë!

Shkruar nga Namir Lapardhaja
Djemtë e ish-spiunëve të Sigurimit, i janë qepur Engert
Gjyqtari Engert Pëllumbi

E shkatërruan PD-në dhe e kanë kthyer në një parti qesharake, adhuruese e një idhulli të mbaruar politikisht...

I janë qepur Engert Pëllumbit me bukë në trastë, siç bënë më parë ndaj Irena Gjokës!

I datëlindjes ’83, po e akuzonkan së fundmi se qenka nip i një ish-funksionari të lartë në diktaturë.

Maksimumi që mund të bëjnë është të rikthejnë luftën e klasave. S’dinë të bëjnë gjë tjetër.

Janë kthyer në një grup piranjash dhe linçimin e kanë mjetin e tyre të vetëm. Kudo ju dalin armiq klasash!

Absurdi është se këto akuza i bëjnë djemtë e ish-spiunave të sigurimit të shtetit, nipërit e ish-nomenklaturës komuniste dhe ndjekësit e verbër të një ish-sekretari partie për 25 vite me radhë.

E shkatërruan PD-në dhe e kanë kthyer në një parti qesharake, adhuruese e një idhulli të mbaruar politikisht dhe janë kthyer në një garnizonë të vuvët që janë futur në garë se kush të mbrojë më shumë idhullin e tyre prej letre vetëm t'i vendosë në listën e sigurt të deputetëve.

Lini një Përgjigje