TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Shkurt 2025, 21:08

Dhëmbi i zi i "ujkut plak" dhe marrëveshja e detit

Shkruar nga Myslym Pashaj

Dhëmbi i zi i "ujkut plak" dhe marrëveshja e detit

Ajo marrëveshje është hedhur poshtë, ndërkaq negociatat e vitit 2018, 2019, janë pezulluar…, pra nuk ka asnjë marrëveshje vlerësuese, tekniko-ligjore në aspekt shkencor..

Përsëri doli në udhë e në shteg, ujku plak me një dhemb të vetëm, i tëri ai që e kish rrënjën dhe sjelljen, në nuhatje dhe egërsim të tij, të rishpalosë vetveten e tradhtisë kombëtare të cilën u mundua ta realizojë, në një fjalim në Athinë, përpara zgjedhjeve të ardhme të 11 majit. Është e dhimbshme, e ripërsëritur, me zë të çjerrë, “për t’ia blatuar Greqisë, pjesë të hapësirave Detare te Detit Jon të Veriut, përmes një enthusiazmi të turpshëm e po kaq vrastar.

Ai turfullon , tundet dhe shkundet duke bërë provën më të rëndë ndaj kombit, ashtu në zvarritje marramendëse…Ndërkaq fqinji jugor, vetëm tallet me bëmat e tij shkencore se ajo “Marrëveshje ishte si një fitore e përbashkët , për të dy shtetet.”

Merret me mend se i hidhet fara e thënies së Znj Bakojanis se vlerësimi është “State of art”, sipas oreksit të fqinjit jugor.

Ajo marrëveshje është hedhur poshtë, ndërkaq negociatat e vitit 2018, 2019, janë pezulluar…, pra nuk ka asnjë marrëveshje vlerësuese, tekniko-ligjore në aspekt shkencor, të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë që shfaqi një dinjitet të epërm në ruajtje të Integritetit Territorial të Republikës.

Dhëmbi i Zi deklaroi se “Do ta rikthejë marrëveshjen e detit me Greqinë nëse rikthehem në pushtet. Pra e kushtëzoi si pjesë të objektivave zgjedhore politike, me sigurinë se “ do ta shesë truallin detar historik të Republikës së Shqipërisë!”

Një stil i tillë ‘me dorë të hekurt’ i ngjan, veprave të Tramp!

Prej vitit 2009, e këndej ai e ka zënë, hyrjen e pyllit dhe të dallgëzimit detar në një festë të re…E dëgjuat, fjalë në fjalë me blegërimën në strehën e vathës së ujkut ?!Ky është dhëmbi i zi i fatkeqësisë i cili nuk do të shfaqet kurrë . Ujku plak me një dhëmb, ecën drejt zgjedhjeve, nën marshin funebër, #ka po i habit edhe vet fqinjët tanë.

“Do bëjmë Zgjedhje

 De more de more de!

Si lum ti popull që ne na ke!

Aq e ndërkryer, të ngjan! Aq antidiplomatike, dhe poshtëruese si kurrë ndonjëherë kur ia humbet tërësisht, dinjitetin vendit tënd.

Uria për pushtet e detyron ujkun plak të bëjë sfida të dalë nga pylli i errët ku është izoluar. E kur të kthehet në Athinë nuk do të firmos kurrë atë “Marrëveshje të çartur…”.

Lini një Përgjigje