
Inatin e ka me emigrantët, jo me veten apo me politikat e shtetit të tij. Ndaj për lehtësi i bie të votojë AFD-në, e cila nuk i jep zgjidhje hallit të tij, por i premton se do dëbojë sirianin me 4 fëmijë...
Po shoh shumë komente lidhur me fitoren e AFD-së në Gjermaninë Lindore. Paradoksi që shtrohet është ky: si ka mundësi që pjesa ish-komuniste e Gjermanisë voton për një alternativë të djathtë ekstremiste?!
Për ta lehtësuar ekuacionin, po e shpjegoj me një shembull të një profesorit tim gjerman, i cili na tha kështu: Në 5 Landet e Gjermanisë Lindore, gjermani i zakonshëm është në më të shumtën e rasteve i papunë ose me mbështetje nga shteti. Ai ulet poshtë pallatit dhe pi cigare.
Ndërkohë që tymos duhan, përpara tij kalon një familje siriane, prindërit me 4 fëmijë. Gjermani i zakonshëm, i papunë dhe i pashkollë, nxjerr gishtat e dorës dhe numëron: 250+250+250+250= 1 mijë euro. Pra, mendon gjermani i zakonshëm, 1 mijë euro siriani i merr vetëm nga fëmijët. 600 euro nga Jobcenteri (vajtën 1600). Me 1600 euro minimalisht dhe me qira të paguar, një familje e ardhur nga Siria jeton normalisht në Gjermaninë Lindore.
Pasi bën këtë llogari, gjermani i zakonshëm, hedh sytë nga vetja. Ai fëmijë s’ka, që të marrë ndihma. Shkollë s’ka që të bëjë një punë të mirë. Po të bëjë një punë 8-orarshe, për shkak të nivelit të pagës dhe taksave, atij i bie të marrë përafësrisht aq lekë sa i jep Jobcenteri po të qëndrojë pa punë dhe në përkrahje.
Në këtë kuptim, ai inatin e ka me emigrantët, jo me veten apo me politikat e shtetit të tij. Ndaj për lehtësi i bie të votojë AFD-në, e cila nuk i jep zgjidhje hallit të tij, por i premton se do dëbojë sirianin me 4 fëmijë apo do t'i ndërpresë ndihmat në raste të tjera.
Ndërsa në Gjermaninë PErëndimore, ku kryesisht ka fituar e djathta normale dhe partitë e tjera, nuk kanë kohë gjermanët të dalin poshtë pallatit dhe të numërojnë fëmijët e sirianëve apo të emigrantëve të tjerë, sepse andej janë njerëzit të zënë me punë, e s'ka kush kohë të numërojë me gishtat e dorës duke shumëzuar numrin e fëmijëve me shumën e ndihmës për secilin.
Kaq është historia. Nuk ka lidhje as ideologjia, as gjë prej gjëje.
Është ekonomia, niveli social, kulturor dhe shpirtëror.
Lini një Përgjigje