TAGS-AT E JAVËS

Forum21 Qershor 2024, 14:29

Deliri i Ilir Metës që kërkon të rrëzojë shtetin pa një avokat!

Shkruar nga Spartak Ngjela
Deliri i Ilir Metës që kërkon të rrëzojë shtetin
Spartak Ngjela

Një të akuzuar të tillë deliri i persekzcionit e dëmton më shumë se deliri i madhështisë. Sepse deliri i madhështisë nuk e çon në një gjende frike, por në një gjendje "heroizmi", sepse atij i duket se e ka forcën që ta rrëzojë shtetin që e ka akuzuar për një krim të rëndë.

Ka një aksiomë që ka ardhur nga historia shekullore e të akuzuarit në nje shtet demokratik:

I akuzuari, në një proces penal, e ka domosdoshmëri që, para një gjykate, ai duhet të mbrohet me një avokat.

Dhe ky ligj absolut ka ardhur nga fakti që është e provuar se një i akuzuar në një proces penal ka shqetësime psikike. Dhe është frika në fillim, e kujtimi makabër i burgut me pas, që i krijojnë të akuzuarit devijim psikik.

Pikërisht për këtë fakt, avokatët e mëdhenj në Perëndim kanë psikologët që punojnë me të akuzuarin që ky të mos dalë në media, se në gjendjen delirante ku është futur psikikisht, ai mund të flasë përçart.

Kjo po ndodh edhe në Shqipëri, sepse të akuzuarit që kanë njohje publike nuk kanë psikologë pranë , dhe prandaj lëshohen e flasin në delir sikur të jenë komandantë ushtrish, kur prapa kanë vetëm dy bodigardë të paguar.

Tek një i akuzuar penal për një krim të rëndë, goditjen kryesore atij ia jep deliri i persekucionit. Atij i duket sikur një forcë maxhore e ka krijuar të gjithë akuzën kundër tij, dhe kjo e lehteson kur këtë dëlir ai e shfaq si fakt, para opinionit publik.
Por akte të tilla vetëm e rëndojnë një të akuzuar penalisht, prandaj ai duhet ta presë me qetësi procesin penal, por, ama, gjithmonë me anë të një avokati të aftë që ka me vete një staf të mirë ekspertësh, të cilët e njohin mirë psikiatrinë ligjore dhe, me këta ekspertë, avokatët njohin edhe psikikën e prishur të të akuzuarit që po mbrojnë.

Një të akuzuar të tillë deliri i persekzcionit e dëmton më shumë se deliri i madhështisë. Sepse deliri i madhështisë nuk e çon në një gjende frike, por në një gjendje "heroizmi", sepse atij i duket se e ka forcën që ta rrëzojë shtetin që e ka akuzuar për një krim të rëndë.

Gjithsesi avokatët me eksperiencë të thellë duhet t'i ndihmojnë të akuzuarit që kanë rënë qoftë në njërin apo tjetrin delir ku ata janë futur mendërisht. Sepse kjo gjendje psikike iu largohet, nëse këta marrin pafajësi gjyqësore, por, gjendja e delirit i rëndon shume në qoftë se ata dënohen.

Lini një Përgjigje