TAGS-AT E JAVËS

Forum19 Maj 2026, 15:27

Beteja e humbur me gjuhën shqipe!

Shkruar nga Lutfi Dervishi
Beteja e humbur me gjuhën shqipe!
Lutfi Dervishi

Përpjekjet cinike në Shkup për të rikthyer shqipen në një "gjuhë të përqindjeve", vendimet e Gjykatës Kushtetuese që prekin të drejtat e fituara, heqja e gjuhës shqipe nga tabelat e rrugëve, mohimi i të drejtës së studentëve shqiptarë për të dhënë provimin në gjuhën shqipe jane shenja të dëshpërimit të një politike që s'e pranon dot barazinë.

Gjuha shqipe është histori mbijetese.

Ajo u ka bërë ballë kohërave, pushtimeve, ndalimeve dhe perandorive.

I mbijetoi Perandorisë Romake për rreth pesë shekuj.

I mbijetoi Perandorisë Bizantine për afro një mijëvjeçar.

I mbijetoi Perandorisë Bullgare dhe asimilimit sllav në Mesjetë.

I mbijetoi Perandorisë Serbe të Stefan Dushanit.

I mbijetoi Perandorisë Osmane për gati pesë shekuj.

I mbijetoi censurës, ndalimeve dhe luftës së egër kundër shkollës shqipe.

I mbijetoi përpjekjeve për ta shkruar me alfabete greke, arabe e cirilike, apo me variante të copëzuara latine, derisa shqiptarët e unifikuan atë në Kongresin e Manastirit më 1908.

Arbëreshët e ruajtën për pesë shekuj larg atdheut.

Shqiptarët e Kosovës e mbrojtën në kohë represioni e aparteidi.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ngritën në protesta për të drejtën për të mësuar, shkruar dhe studiuar në gjuhën amtare.

Prandaj, përpjekjet cinike në Shkup për të rikthyer shqipen në një "gjuhë të përqindjeve", vendimet e Gjykatës Kushtetuese që prekin të drejtat e fituara, heqja e gjuhës shqipe nga tabelat e rrugëve, mohimi i të drejtës së studentëve shqiptarë për të dhënë provimin në gjuhën shqipe jane shenja të dëshpërimit të një politike që s'e pranon dot barazinë.

Është një paradoks i madh që Shkupi po u shpall luftë gjuhës së popullit shtetformues, ndërsa vetë përballet me Bullgarinë që ia mohon ekzistencën gjuhës maqedonase. Nëse Maqedonia e Veriut synon vërtet integrimin në Bashkimin Evropian, ajo duhet të shohë drejt modelit të vendeve si Belgjika (me tri gjuhë zyrtare) apo Zvicra (me katër), ku shumëgjuhësia është vlerë dhe shtyllë e stabilitetit, jo kërcënim.

Historia e ka dhënë tashmë përgjigjen: çdokush që ka hyrë në betejë me gjuhën shqipe, ka humbur. Edhe perandoritë më të fuqishme të botës.

lutfi dervishi

2 Komente

  1. A
    Argjita Dhipi

    Faleminderit Z.Dervishi, na entuziazmon e na jep shpresa. Por problemi me i madh, nuk eshte ne Maqedoni, atje do ta zgjidhin Shqipet, problemi eshte ne Shqiperi. Ju ndoshta nuk keni degjuar per, SALI BERISHOVICIN, PLERA MADHESHTORE, TRADHETARIN ME TE MADH QE KA PASUR NDONJEHER SHQIPERIA, QE PASI SHKATEROJ GJITHECKA NE KETE VEND PO SHKATERRON EDHE PARTINE DEMOKRATIKE.

    1. K
      Koha

      Salehu ishte qen antishqiptar, dhe i tille eshye edhe sot. Por, perse e ndan nga Tamuti. Tash 15 vite sundon Ramuti, me Salehun ne opozite. Perse Ramuti nuk e arreston por vazhdimisht bene marrëveshje me Salehun? E fundit marrëveshje Salehu Ramuti ndodhi para ca ditësh, synojnë ta ndryshojnë kushtetutën per te legjitimuar tradhtitë e tyre, duke i bere favore greqirve, sllavomongolve, arabo-sheikve... Tamuti e Salehu jane nje. Mos i ndaj!

    Lini një Përgjigje