TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Maj 2023, 11:56

“Bashkë humbisni”

Shkruar nga Pamfleti

“Bashkë humbisni”

Vota foli. Të tjerët duhet të heshtin. Justifikimet nuk mjaftojnë. Nuk mjaftojnë për justifikime as parregullsitë. Skuqja e hartës, pothuaj njësoj si kur Luli kapitulloi pa luftë, duhet të jetë për secilën palë objekt reflektimi.

Demokratët me gjithë dashurinë e madhe, nostalgjinë, lidhjen mistike, duhet t’i japin duart Berishës dhe t’i urojnë pleqëri të mbarë larg PD. Në të njëjtën rrugë duhet të nisin gjithë enturazhin e Lul Bashës. Duhet të binden se nuk kanë kohë për sharje, qarje, mallkime, akuza, apo përgjërime për rikthim madhështor nga Berisha, Basha apo ndonjë tjetër.

PD nuk mund të rikthehet më me këta njerëz. Këta janë varrmihësit e PD dhe të asaj që mund të quhet e djathtë. Nuk do të ketë më 2005 për Berishën, për 1992 nuk bëhet fjalë. Binduni. Po vjen 2025. Nëse jeni bashkë me Berishën do të humbisni sërish. Me ç’duket “Berisha” është amortizator për çdo parregullsi.

Sa për Partinë Socialiste, besoj që fituesit e saj duhet të jenë njerëzit më të përulur e punëtorë pas të sotmes. Duhet të kuptojmë se lajtmotivi: njerëzit votuan punën e katër viteve e ndryshimet e mëdha, nuk nxori ujë në çdo çezmë. Himara është dëshmitare.

PS duhet të punojë sikur nuk është triumfuese. Sepse me një sy të kujdesshëm vërtetë nuk ka triumf. Këto festat, britmat, tupanët, buzagazi sfidues i të deleguarve fitimtarë, duhet të zbuten, kundërshtari nuk poshtërohet. Për kundërshtar e kam fjalën për ata mijëra që votuan ndryshe dhe që meritojnë respekt në çdo cep të Shqipërisë. PS duhet të tregojë modesti. Madje edhe në Shkodër.

sali berisha ilir meta

Lini një Përgjigje