TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Dhjetor 2023, 09:37

Aksi Serbi - Rusi në revansh, diplomacia shqiptare hesht si fija e barit!

Shkruar nga Tritan Shehu
Aksi Serbi - Rusi në revansh, diplomacia shqiptare hesht si fija e barit!
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

Pres pa dyshim së pari një pozicionim të qartë të qeverisë shqiptare, ministrisë sonë të Jashtme ndaj këtij skenari destabilizues e anti-Perëndim për të gjithë ne, qoftë dhe për të shpëlarë sadopak rolin e saj promovues për planin e shkëmbimit të territoreve apo të “kontornos” së tij, “Ballkanit të Hapur”!

Ndarja e Republika Srpska e Dodik është pjesë e strategjisë së ribërjes së kufijve, që pak vite më parë u prezantua me shkëmbimin e territoreve Serbi-Kosovë, një plan i vjetër ky për të realizuar ëndrrën e Serbisë së Madhe nën ombrellën e Rusisë.

Mbas dështimit të teorisë së shkëmbimit të territoreve, edhe nën sheqerosjen me Ballkanin e Hapur, kjo …

Dodik sot po përdoret si një detonator për të hapur po atë kuti të Pandorës në Ballkanin Perëndimor, që u tentua me shkëmbimin e territoreve, atë të ribërjes së kufijve, krijimit për pasojë të një zinxhiri konfliktesh të ri, që pa asnjë dyshim do ta kthente rajonin tonë mbrapa në kohë e histori, larg pritshmërisë sonë, veçanërisht asaj të integrimit evropian, që do të përdorej nga Rusia jo vetëm për të forcuar Serbinë, por edhe për të zgjeruar zonat e konflikteve nga Ukraina, Lindja e Mesme, në Ballkanin Perëndimor e më tej.

Në thelb, këtë synon deklarata e fundit e Dodikut për shkëputjen Republika Srpska, që do të çonte në shpërbërjen e Bosnjë - Hercegovinës, në bashkimin e asaj pjese me Serbinë, pasuar kjo me një seri tjetër zhvillimesh shumë të rrezikshme,

ndër më të preferuarat prej të cilave nga autorët e këtij destabiliteti është edhe aneksimi i Veriut të Kosovës prej Serbisë.

Në këtë kontekst ishte shumë pozitive, deklarata e mbrëmshme e ambasadës së SHBA në Sarajevë si një ultimatum i qartë ndaj kësaj aventure tejet të rrezikshme.

Ndërkaq, edhe një ndërhyrje e fortë e Brukselit si dhe e vendeve kryesore të BE, do të ishte e dobishme.

Pres pa dyshim së pari një pozicionim të qartë të qeverisë shqiptare, ministrisë sonë të Jashtme ndaj këtij skenari destabilizues e anti-Perëndim për të gjithë ne, qoftë dhe për të shpëlarë sadopak rolin e saj promovues për planin e shkëmbimit të territoreve apo të “kontornos” së tij, “Ballkanit të Hapur”!

 

aleksandër vuçiç rama

Lini një Përgjigje