TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Korrik 2023, 17:18

Afera me bazën e Sarandës, ultimatumi i Yuri Kim dhe ngrënia e kumbullave pas shpinës së Ramës!

Shkruar nga Artur Meçollari
Afera me bazën e Sarandës, ultimatumi i Yuri Kim dhe ngrënia e
Kim, Rama dhe Xhaçka

Si vartësit hanë kumbulla dhe dardha pas shpinës së KM Rana...

SHBA-të e kanë informuar KM Rama për korrupsionin me bazën detare të Sarandës më 9 nëntor 2020.

Më datën 9 nëntor 2020 në orën 17:45 në zyrën e KM Edi Rama hyri Ambasadorja e SHBA në Tiranë Znj. Yuri Kim. Ajo pati një takim për gati 30 minuta me KM Rama. Pas takimit Znj. Kim shkroi në Facebook:

"Sot patëm një diskutim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë në Demokraci, Mbrojtje dhe Biznes. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!) Përpara për partneritetin tonë!"

Takimi nuk ishte një bisedë normale. Znj. Kim i deklaroi Z. Rama korrupsionin e lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke i prezantuar të paktën gjashtë raste korruptive. Një nga rastet e prezantuara nga Znj. Kim ishte dhënia me qera 1 Euro për 20 vjet të bazës detare të Sarandës. Znj. Kim ishte e qartë në takim. Historia e bazës detare të Sarandës është një histori korruptive dhe Qeveria duhet të heqë dorë. KM Rama i tha znj. Kim se do t’i shikonte këto çështje, pasi, sipas tij nuk kishte informacion nga brenda sistemit. Takimi u bë pa prezencën e Ministrit të Mbrojtjes, Znj. Olta Xhaçka.

Për ta bërë më të besueshme se KM Rama nuk kishte dijeni, për një nga çështjet e ngritura nga Znj. Kim, Drejtoresha e Kabinetit të KM, znj. Vali Bizhga thërret në një takim në Kryeministri Z. Bahri Shaqiri, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Presidentit Meta dhe e pyet se ka një interes nga Ambasadorja Kim si e ka firmosur Presidenti emërimin e një gjenerali në papërputhshmëri me detyrën. Z. Bahri i përgjigjet se për këtë ka një propozim nga Ministrja e Mbrojtjes, Znj. Olta Xhaçka.

Më datën 4 prill 2021, KM Rama do të promovonte në Facebook-un e tij projektin "Marina Bay Saranda", kompani së cilës KM i ka dhënë 265.000 m² për 20-vjet, duke përfshirë edhe bazën detare të Sarandës prej 40.000 m². Sot në SPAK, nuk është nën hetim vetëm kontrata mbi bazën detare të Sarandës, por janë bërë në total gjashtë çështje, ku janë përfshirë nën hetim një president, një ministër, një deputet dhe shumë zyrtarë të lartë.

Z. Rama dhe pse ka pasur dijeni, të paktën më 9 nëntor 2020, asnjëherë nuk ka nisur një hetim administrativ apo kallëzim penal për dhënien me qira të bazës detare të Sarandës, apo shpërdorimet e detyrës së nëpunësve publik për çështjet e tjera. Përkundrazi, ata që janë përfshirë në historitë korruptive me pronat e Forcës Detare janë promovuar në grada dhe detyra.

Zoti Rama prej shumë kohësh nuk prononcohet më për projektet turistike në pronat e Forcës Detare me qëllim që nesër të deklarojë se edhe për këto çështje "vartësit i kanë ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës". Unë e kamë vënë në dijeni Z. Rama përpara dhe pas takimit me Ambasadoren Kim. Pra, Z. Rama është në dijeni, të paktën nga Ambasadorja Kim, qysh prej datës 9 nëntor 2020.

Afera me bazën e Sarandës, ultimatumi i Yuri Kim dhe ngrënia e

Afera me bazën e Sarandës, ultimatumi i Yuri Kim dhe ngrënia e

Afera me bazën e Sarandës, ultimatumi i Yuri Kim dhe ngrënia e

kim kumbulla rama

Lini një Përgjigje