TAGS-AT E JAVËS

Sport2026-03-27 07:26:00

Lewandowski flet pas fitores me kombëtaren shqiptare: Shqiptarët nuk dinin çfarë të bënin

Shkruar nga Pamfleti
Lewandowski flet pas fitores me kombëtaren shqiptare: Shqiptarët nuk
Robert Lewandowski

Polonia arriti të kualifikohej në finalen e playoffit të Botërorit 2026 ku do të luajë me Suedinë, pasi mposhti Kombëtaren shqiptare me skuadrën polake që nuk bindi shumë me lojën e saj.

Një aspekt që e pranoi edhe vetë Robert Lewandowski, autori i golit të barazimit, kur foli për mediat polake në përfundim të kësaj ndeshjeje.

‘Në pjesën e parë, presioni ynë nuk po funksiononte-tha Lewandowski-15 minutat e para ishin shumë të mira, shqiptarët nuk dinin çfarë të bënin. Pastaj bëmë dy ose tre gabime, presioni ynë ishte më i dobët dhe ata gjithashtu ndiheshin të sigurt. Në pjesën e dytë, ndjemë se kishim më shumë kontroll të lojës. Ata patën shanset e tyre.

Ka gjëra për të përmirësuar, veçanërisht në formacion, si me top ashtu edhe pa top. Në fund të fundit, këto janë ndeshje play-off. Kualifikimi për në finale është ai që ka rëndësi, le ta lëmë stilin e lojës mënjanë. Patjetër që kemi disa materiale të mira për të analizuar. Ndonjëherë është edhe më mirë kur ndeshja e parë nuk është fushë me lule.’, tha Lewandowski.

lewandowski presioni ynë ishte më i dobët

Lini një Përgjigje