TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-06-06 18:17:00

Dyshohet se pësoi aksident dy ditë më parë, gjendet me shenja jete 27-vjeçari në Bulqizë; u pa rastësisht buzë lumit nga disa fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se pësoi aksident dy ditë më parë, gjendet me

Një i ri është gjetur me shenja jete, dy ditë pas një aksidenti të pësuar me makinë.

27-vjeçari është gjetur në gjendje të rënduar brenda automjetii të rrëzuar në shtratin me zall të lumit, pranë urës së Çeranecit në aksin Bulqizë–Peshkopi.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është zbuluar nga disa fëmijë që po laheshin në zonë, të cilët alarmuan banorët e fshatit. Këta të fundit reaguan menjëherë, duke lajmëruar ambulancën.

Dyshohet se 27-vjeçari ka pësuar një aksident rrugor rreth dy ditë më parë, ndërsa për arsye ende të paqarta automjeti ka përfunduar në zall, ku ka qëndruar për ditë të tëra pa ndihmë. Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e banorëve dhe ambulancës ka bërë të mundur dërgimin e tij në spitalin e Bulqizës për trajtim mjekësor.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa ende nuk dihet gjendja aktuale shëndetësore e të riut.

 

Lini një Përgjigje