TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-12-05 09:01:00

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, disa persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, disa persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.

Raportohet për disa persona të plagosur ndërsa ambulanca është nisur drejt vendngjarjes. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por raportohet se deri tani dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.

Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje