TAGS-AT E JAVËS

Forum2026-06-16 14:10:00

Pse priftërinj katolik janë në t’zezë të vendit?

Shkruar nga Frrok Çupi
Pse priftërinj katolik janë në t’zezë të vendit?
Frrok Çupi

Në Rrjoll kishin bërë shenjë Kryqin si thirrje për të sulmuar resortin e ri  që po ngrihet aty, nga më modernët e kontinentit. Një prift e kishte ‘bekuar’ lëvizjen e shulave gjobëvënës.

Fillimisht, për tu hequr nga frika, me priftërinj ka një dije universale: “Mos e lë priftin të hyjë mes teje dhe zotit!’.

Po këta priftërinj ku u kapën në t’zezën tonë?

Prifti i Kishës së Laçit, në meshën e Shna Ndout, lëshoi kushtrimin ëpr trazirat politike në Tiranë. ‘Në Tiranë ka protestë, ta mbështesim!’, u tha besimtarëve. Tani rigjykohet realizmi i filmave të realizmit socialist sa realë paskan qenë kur e paraqitën priftin si hije murrmë që krijonte përçarje dhe dëme morale.

Një mik i shkrimeve të mia shkruan se ‘dje dëgjova një prift që thërriste ‘të ngrihemi si në vitin 1990!’.

Në Rrjoll kishin bërë shenjë Kryqin si thirrje për të sulmuar resortin e ri  që po ngrihet aty, nga më modernët e kontinentit. Një prift e kishte ‘bekuar’ lëvizjen e shulave gjobëvënës. Të frymëzuarit prej priftit iu sulën resortit, rrëzuan rrethimin dhe shkelën ‘tokën e ndaluar’. Është fenomeni i pedofilisë, i manifestuar te priftërinjtë katolik. Këta e duan të zhveshur gjënë, edhe pronën e tjetrit, dhe me kaq kënaqin epshet. I shikoj që kur dalin nga mesha, marrin makinat luksoze të kishës dhe mbledhin vajza e dalin maleve për piknik. Pse shkojnë në mal? Për të ruajtur privatësinë. Ndërsa resortit dhe njerëzve laikë u heqin muret, gardhet, perdet dhe rrobat e trupit. Krim kundër të drejtës themelore, sipas Kartës së Parisit për të Drejtat e Njeriut.   

Frati i Shkodrës, me një gjuhë të keqe sa për të ardhur keq, bënte thirrje popullit dhe bajraktarit ‘t’i shkojmë në ndihmë Thethit!’. Në Theth po mbrohej mjedisi, ligji dhe projekti për zhvillim. Me këtë gjuhë këta priftërinjtë na e gërditin përditë; flasin një shqipe të shëmtuar. Sidomos fonetika. E zgjasin zanoren për feminilitet.

Edhe prifti i Thethit, një thatanik dhe i hutuar, u hapi rrugë ‘pushtuesve’ të oborrit të kishës, dhe ua bekoi aktin e shkeljes. Si mund të mbrojë tjetër gjë ky prift që shkel kishën me forca anti- shtet? Apo me dorën shtrirë ‘jepna diçka zotni!’.

Prifti i Mirditës i ‘ngrefi’ sedërllinjtë e vjetër kundër investimeve në hidrocentrale, qindra milionë dollarë, pse janë ‘investime turke’. Dhe zëvendësoi ligjin me Ungjillin në Kaçinar.

Murgesha ngjitet në tribunën e bulevardit ku po bëhet thirrje për Revolucion, domethënë për dhunë.  Kanë dalë murgeshat nga ‘tharku’ dhe kjo është shenjë e keqe e ‘fundit të botës’. Të paktën te Ungjilli sipas Mateut.

Çfarë po ndodh kështu?

Perceptimi i besimtarëve të krishterë është se ‘për shkak të priftit po largohem nga kisha’. Kriza e abuzimit me besimin ka goditur edhe mbi priftërimin shqiptar. Nëse nuk janë ata që shfaqeshin në filmat e realizmit socialist, të paktën janë të pandjeshëm për jetën e vendit, ose e gjuajnë me gurë zhvillimin dhe qytetërimin e kohës.

Disa thonë ‘për shkak të besnikërisë ndaj Krishtit’. Po kësaj here në sheshin e Tiranës, kundër shtetit u bashkuan si priftërinj katolikë edhe të ardhur nga Shteti Islamik. Bashkë rrinë mirë kur bëjnë keq, si ‘Krishti’ i këtyre edhe terroristi ISIS.

Disa të tjerë thonë se kjo është krizë që vjen nga kombinimi i disa krizave të tjera institucionale dhe skandaleve historike. Arsyeja më e rëndë është kriza globale e abuzimit seksual nga priftërinj katolikë. Në bulevardin e Tiranës u përdorën fëmijë, por priftërinjtë mbetën të kënaqur, në vend që të mbanin meshë kundër. Edhe pse aty u kap një abuzuese fëmijësh e dënuar në Angli, por mblidhte prapë fëmijë, prifti u kënaq.

Nga komplekset e inferioritetit, priftërinjtë tanë hyjnë në allishverishe, pazare, politikë, përçarje dhe në gjobëvënës. Vatikani ka ngritur kulturën e klerikalizmit, por priftërinjtë e kanë marrë si superioritet mbi humanët e tjerë. Bëhen si zot. Shpesh si zot i keq. Si për të plotësuar autoritetin e pafund të ‘Zotit të mirë’.

Por nuk duhet lejuar prifti të hyjë mes Zotit dhe Njeriut. Unë jam katolik, por jam me mësimin e Biblës që ndëshkon priftërinjtë e këqij që ‘e prishën adhurimin e Zotit  dhe e çuan popullin e tij në rrugë të gabuar’. 

frrok Çupi

12 Komente

  1. H
    Hajt Shnet

    O Frok Çupi nuk eshte midis Zotit dhe Njeriut por eshte midis Atdheu dhe Njerut

    1. A
      Aldo

      Nje analist maskara komunist dhe I pa fe

    2. E
      Ena e pastër

      Ik *iu lëtyrë.

      1. S
        Servil I Rames

        Domethene ata prifterinjte ti lene njerezit si dele qe iu merret cdo gje. Dhuna nga shteti dhe bandat kriminale eshte OK thua ti, por qytetari te ngrihet se po i merret prona nuk eshte, cfare lloj logjike eshte kjo? Ose a i therrisni mendjes ju se jeta eshte e shkurter se servizimi nuk ju ben ndonje nder? Per mua prifterinjte katolike kane qene nga me atdhetaret dhe me te ndricuarit, atij idiotit serb qe donte ti bindte europianet se shqiptaret kane bisht, At Gjergj Fishta ia tregoi vendin, jo shteti

        1. S
          Shqiptari

          Lidheni Frokun se eshte cmendur. Nuk jemi ne vitin 1944 kur fitoj partia e Frokut dhe vrau e burgosi gjithe Prifterinjte Katolik. Frok lexo deklaraten e Papes, o i mjere. Kleri Katolik shqiptar eshte ai qe ne shekuj ka mbrojtur vlerat tona kombetare. Institucionet fetare katolike duhet ta ckrishterojne kete monster. Me falni se harrova, kumunistet jane te pafe. Gjergj Zefi kam shume respekt per ty, por nuk duhej ta botoje kete pacavure te shkruar nga nje flliqesise si Frok spiun i sigurimit.

            1. L
              Lira

              Antikrishtat dhe satanet si puna jote o cup,kane dal ne sulm. Kadal beg se ka hendek ksaj radhe.

              1. P
                Pater Gjergj Fishta

                Gabove Hilë.. Frrok/u

              2. A
                Anna Anna

                O Tradhtar i Kombit Shqiptar ???? O fëlliqësirë???? O bythlëpirës i çdo pushteti të radhës!...Ti faqezi me emrin:Frrok Çupi ???????? Bëjini bllok ju mediat këtij gangsteri të Rilindjes së kryegangsterëve të Partisë Socialiste!????????

                1. A
                  Anna Anna

                  Është:Atdheu në rrezik!O Frrok Tradhtari! Ku e kupton ti more mjeran se ç'është Shqiptaria?Se ç'është:Atdhedashuria!Se ç'është:Dinjiteti njerëzor!...Ti faqezi ???? ti puthador ,gjithmonë i ke shërbyer pushtetit të radhës!Më vjen Turp që të kam njohur dhe që je nga Mirdita trime! Turp të të vijë!

                  1. X
                    Xon Tironsi

                    O Frrok, kur je kelysh I kuq I SIGURIMIT nuk cfare tjetër te thuash....SIGURIMI na ka drejtuar me Salen e vazhdon me Edverin prandaj te japin fjalën ty neper halet TV se eshte ky sistem qe kuvendon....do Zoti ju ka ardhur FUNDI dhe shkosh djall te gjithë bashkë!!!

                    1. a
                      astrit

                      Po enverist antifetare mbete o komunisti Frok!

                      Lini një Përgjigje

                      Forum