TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-05 20:36:00

Qytetarja ironizon kryeministrin Rama nga protesta: Mjaft iu ule në gjunjë Melonit si bisht  fshese

Shkruar nga Pamfleti

Qytetarja ironizon kryeministrin Rama nga protesta: Mjaft iu ule në

Ditën e sotme po mbahet protesta e 36-të radhazi para Kryeministrisë. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik. Teksa mbaheshin fjalime para Kryeministrisë, një qytetare kishte një kërkesë ‘të veçantë’ për kryeministrin Edi Rama.  Ajo i bëri thirrje që të mos i ulej më në gjunjë kryeministres italiane Giorgia Meloni.

“Mirëmbrëma atdhe, nga brenda kam një mllef. Zoti Edi Rama, mjaft iu ule Melonit në gjunjë si një bisht fshese e prishur. Por kërkoji falje popullit dhe populli do të falë.

Por ti s’qenke njeri, paske qenë tamam i krimbur. Gjithë këto nëna, gjithë këta bijë nënash, janë të lodhur”, tha mes të tjerash protestuesja.

rama protestë

Lini një Përgjigje