TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-05-30 09:45:00

Alarm për bombë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti
Alarm për bombë pranë Ambasadës së SHBA në
Pamje nga vendngjarja


Alarm për bombë pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.Forca të shumta policie janë angazhuar pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, pas raportimit për një objekt të dyshimtë të lënë në mes të rrugës në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, një kovë e lënë në mes të rrugës ka ngritur dyshime te autoritetet, të cilat kanë nisur menjëherë verifikimet në terren. 

Për arsye sigurie, zona është izoluar dhe qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet pranë vendit ku po zhvillohen veprimet e forcave të rendit.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa veprimet verifikuese vijojnë.

alarm pe rbombe prane ambasades se shba

Lini një Përgjigje