
Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimet e karburanteve, duke e çuar benzinën në 179 lekë/litër dhe naftën në 190 lekë/litër nga sot në orën 13:30.
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar një rënie të re për naftën dhe benzinën.
Sipas vendimit më të fundit, çmimi i naftës është ulur me 5 lekë për litër dhe nga ora 13:30 do të tregtohet me jo më shumë se 190 lekë/litri në shitje me pakicë.
Ndërkohë, benzina është ulur me 3 lekë për litër dhe do të shitet me çmim maksimal 179 lekë/litri.
Krahasuar me vendimin e datës 23 maj, çmimet kanë pësuar një tjetër rënie. Në atë vendim, nafta tregtohej me 195 lekë/litër në pakicë dhe 183 lekë/litër në shumicë, ndërsa benzina me 182 lekë/litër në pakicë dhe 170 lekë/litër në shumicë.
Vendimi i ri hyn në fuqi menjëherë dhe do të zbatohet nga të gjitha subjektet që tregtojnë karburante në vend.
Gjithashtu, është tërhequr vëmendja për të gjithë operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi. Bordi i Transparencës paralajmëron se në rast të shkeljeve të konstatuara nga subjektet tregtare, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Transparencës në datë 27 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
Lini një Përgjigje