TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi30 Nëntor 2025, 15:07

Përmirësohet situata hidrike në vend, Liqeni i Fierzës rritet me 13 metra në një javë

Shkruar nga Pamfleti

Përmirësohet situata hidrike në vend, Liqeni i Fierzës

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës po rritet dita ditës me një mesatare ditore rreth 2 metra. Vetëm në një javë ai u rrit me të paktën 13 metra duke shkuar drejt kuotës 280 metra mbi nivelin e detit.

Përmirësimi i situatës hidrike erdhi menjëherë pas reshjeve të dendura të shiut në mesin e nëntorit reflektuar me shtim të prurjeve me të paktën 400 metër kub ujë në sekondë. Burime të KESH bëjnë me dije se hidrocentrali i Fierzës ende nuk është vënë në punë.

Kjo për të akumuluar rezervat ujore por edhe për të shmangur shkarkimet për mes turbinave çka do te ndikonin negativisht në shtimin e prurjeve në liqenin e Komanit e për pasojë në liqenin e Vaut të Dejës i cili është thuajse në kuotat maksimale.

Vetëm nga turbinat, hidrocentrali i Fierzës shkarkon rreth 600 metër kub ujë në sekondë. Niveli i prurjeve dhe ky ritëm i rritjes se kuotës do ta çojë shumë shpejt në kuotën maksimale prej 296 metrave mbi nivelin e detit.

Drin i Bardhë dhe Drin i Zi kanë ende sasi të mjaftueshme prurjesh të cilat krahas ujit po sjellin edhe mbetje duke ndotur brigjet e liqenit. Anija e pastrimit tashmë ndodhet në ujë e gatshme për të rinisur procesin e pastrimit të sipërfaqeve dhe pikave të ndotura të liqenit./RTSH

Lini një Përgjigje