
Ish-ministri i Financave Arben Malaj e sheh me optimizën propozimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko për të ndaluar përdorimin e euros në vend të lekut në Shqipëri.
Në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, Malaj tha se duhet një strategji shumë dimensionale e se do të jetë e pamundur implementimi i një strategjie kombëtare për të kufizuar përdorimin e Euros.
"Me këto të dhëna që kemi në për shkallën e euros në ekonominë shqiptare, strategjia këshillohet se duhet të jetë shumë dimensionale dhe afatgjatë. Na duhet një strategji me indikator të matshëm dhe bashkëpunim maksimal. Nuk jam optimist se strategjia e deeurozimit në këto përmasa do të jetë i suksesshëm. Është e pamundur sado dëshirë të ketë Banka Qendrore nuk mundet ta spastrosh 87% të depozitave dhe të kredisë thjeshtë më një vendim administrativ i cili nuk ka për tu marrë kurrë. E vlerësoj, por do të jetë e pamundur implementimi i një strategjie kombëtare për të kufizuar përdorimin e Euros. Në një mënyrë ose tjetër do të ushqejmë informalitet”, tha Malaj.
Lini një Përgjigje