TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi18 Mars 2026, 14:53

Ministrja e Ekonomisë: Çmimi i naftës në Shqipëri është normal

Shkruar nga Pamfleti
Ministrja e Ekonomisë: Çmimi i naftës në Shqipëri
Delina Ibrahimaj

Për ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, çmimi 200 lekë për një litër naftë apo benzinë në Shqipëri, është brenda normales.

Sipas saj tregu në vend nuk ka pësuar ndonjë rritje të madhe nga lufta në Lindjen e Mesme.

Në një konferencë për mediat bashkë me kryeministrin Edi Rama, ministrja theksoi se qeveria po monitoron përditë çmimet e zhdoganimit të karburanteve dhe çmimet e tabelave në tregun e shitjes me pakicë.

"Bursat ndërkombëtare që nga muaji shkurt, kanë pasur luhatje të jashtëzakonshme, me një çmim mesatar 700 dollarë për karburantet dhe deri në 1200 dollarë në ditët e pikut.

Çmimet në Shqipëri nuk kanë pasur rritje të madhe, por 10-15%. Gjykojmë që nuk jemi ende për të ringritur Bordin e Karburanteve dhe nëse do të shohim që ka luhatje apo abuzime me marzhet e fitimit, do të futet në fuqi. Ne kemi ngritur një ekip nga tre ministri dhe përfaqësues të agjencive, të cilët monitorojnë çmimet e zhdoganimit dhe çmimet në tabela në tregun e pakicës.

Bëhet fjalë për një marzh 8.5% nga tregu i furnizimit te shitja me pakicë, një marzh të kontrolluar.", u shpreh ministrja Delina Ibrahimaj.

Ajo falenderoi grosistët e karburanteve në Shqipëri, sepse siç theksoi, ata kanë garantuar se nuk do të fitojnë shumë para këtë periudhë dhe do të mbajnë një marzh fitimi të ulët.

 

delina ibrahimaj çmimi 200 lekë për një litër naftë

2 Komente

  1. J
    Jeta

    Sa kujtuam se mbaruan debile, kur ja kjo debilja tani. Ço si eshte çmimi normal, o debile. Ne Kosove eshte 1.5 deri ne 1.55 euro. Ne Maqedoni edhe me lire, poashtu edhe ne Mal te Zi. Kurse ne Shqipëri tash 30 vite mbani cmimin e larte, tani e keni bere ne 2 .ije lek apo mbi 2.6euro e ty te duket normale. Debilizmi ska fund në qeverinë e Ramutit- aleatit te Salehut.

    1. R
      Rilindja

      Nje idiote e lindur! Nje manekin i kurdisur keq!

      Lini një Përgjigje