TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi28 Prill 2025, 19:38

Çmenduria ekonomike e Trump: Hiqen taksat mbi pagën, por amerikanët do hanë “barin” e tarifave

Shkruar nga Pamfleti

 Çmenduria ekonomike e Trump: Hiqen taksat mbi pagën, por

Në mënyrë ironike, ajo që Trump e quan “fitore të plotë”, për amerikanët do të jetë një humbje katastrofike, pasi eliminimi i tatimit mbi të ardhurat në këmbim të rritjes astronomike të tarifave do ta kthejë Amerikën nga një superfuqi ekonomike në një “supermarket” ku askush nuk mund të blejë më asgjë.

Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka vendosur të hyjë në histori si “mbreti i tarifave”, duke premtuar heqjen e plotë të tatimit mbi të ardhurat. Në pamje të parë, kjo ide tingëllon si parajsë fiskale për amerikanët, por prapa premtimeve populiste të Trump-it fshihet një realitet ekonomik që mund të jetë shkatërrues për SHBA-në dhe botën mbarë.

Në një deklaratë të bërë nga avioni presidencial, Trump lajmëroi me pompozitet se të ardhurat nga tarifat mbi importet do të zëvendësojnë plotësisht taksat e pagës. “Do fitojmë kaq shumë nga tarifat, saqë s’do ketë më nevojë për tatim mbi të ardhurat,” u shpreh Trump, duke i ofruar amerikanëve iluzionin e një utopie fiskale.

Por ekspertët ekonomikë nuk bien në këtë kurth propagandistik. Përkundrazi, ata paralajmërojnë se për ta realizuar këtë skenar absurd, tarifat mbi importet duhet të rriten në nivele rekord—minimumi 100% deri në 200%, duke çuar çmimet e mallrave bazë në stratosferë dhe duke rrënuar standardin e jetesës së qytetarëve amerikanë.

Sipas analizave të ekonomistit të njohur Torsten Slok, nëse Trump vërtet do të zëvendësojë tatimin mbi të ardhurat prej 3 trilionë dollarësh në vit me tarifa importi, ato duhet të jenë kaq të larta sa të katërfishojnë çmimin e çdo produkti të huaj që hyn në Amerikë. Kjo do të thotë se nga telefonat celularë, televizorët, makinat, deri te veshjet apo ushqimet bazë, gjithçka do të bëhet e papërballueshme për xhepat e familjeve të thjeshta.

Nëse Trump e çon përpara këtë marrëzi ekonomike, amerikanët mund të përballen me një kolaps konsumi dhe recesion të garantuar. Veç kësaj, efektet katastrofike do të shtrihen edhe në ekonominë globale, duke shkaktuar luftëra tregtare dhe duke goditur rëndë aleatët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, përfshirë Europën, Kanadanë dhe Kinën.

Në mënyrë ironike, ajo që Trump e quan “fitore të plotë”, për amerikanët do të jetë një humbje katastrofike, pasi eliminimi i tatimit mbi të ardhurat në këmbim të rritjes astronomike të tarifave do ta kthejë Amerikën nga një superfuqi ekonomike në një “supermarket” ku askush nuk mund të blejë më asgjë.

Për qytetarët amerikanë, duket se zgjidhja e vetme që mbetet është që ose të pranojnë këtë çmenduri ekonomike dhe të përgatiten të hanë “barin” e tarifave, ose të reagojnë para se vendi i tyre të shkojë drejt humnerës financiare që Trump po përgatit me dorën e tij./Pamfleti

trump çmenduria ekonomike

Lini një Përgjigje